Plagoset i riu gjatë protestës në Tiranë, dyshohet se u godit me plumb gome në faqe
Një i ri u plagos gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, i dyshuar se është qëlluar me plumb gome nga policia, siç njofton BalkanWeb.
Në videon e publikuar, i riu shihet me plagë të hapur në pjesën e mjekrës; goditja i ka shkaktuar dëmtim të dukshëm në fytyrë, në faqe.
Ngjarja u regjistrua gjatë tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në kryeqytet, ku u raportua disa herë përdorimi i plumbave të gomës krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.