☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.05 ▲0%
ARI 4,459 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,375 ▼ -0.26% ETH $2,476 ▼ -0.48% XRP $1.3924 ▼ -1.29% SOL $101.8800 ▼ -1.09%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.05 ▲0 % ARI 4,459 ▼0.03 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.05 ▲0 % ARI 4,459 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për mosreagimin e tij të drejtpërdrejt ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë televizive tha se nëse do ta kishte në dorë, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Kreu i qeverisë shkruan se Qeveria e Shqipërisë dënoi deklaratën e qeveritares serbe përmes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hxoha, dhe shtoi se kjo rrugë reagimi është e duhura për çdo shtet që ka respekt për veten. Duke quajtuar çyryke ministren serbe, Rama shkruan se nuk mund t’i bashkohet korit të histerisë që jo rrallë herë përfshin opinionin publik.

“Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.