🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 74.76 ▼0.61%
ARI 4,313 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,908 ▲ +0.87% ETH $1,913 ▲ +2.16% XRP $1.0503 ▼ -1.83% SOL $74.1500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 74.76 ▼0.61 % ARI 4,313 ▲0.19 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 74.76 ▼0.61 % ARI 4,313 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Politika

“Nuk ndalemi pa Ramën para gjyqit”, Berisha paralajmëron përshkallëzim protestash – Tv Klan

Pas protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme, 8 maj, kryedemokrati Sali Berisha, vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas tij, kreu i qeverisë “është i dobësuar politikisht” dhe pretendon se, në kontakte ndërkombëtare, Rama nuk gëzon më të njëjtën mbështetje. Shtoi se këto qëndrime pasqyrohen edhe në opinionin publik europian.

“Edi Rama, de facto është i gjunjëzuar dhe i poshtëruar. Ju garantoj për këtë. Edi Rama, që ta dinë shqiptarët, kudo që shkon, i tregojnë bërrylin. Kudo që shkon, i kthejnë shpinën. Kudo që shkon, sot ai është bërë gossip-i i Europës. Lidhjet e tij patologjike me Ballukun qarkullojnë sot kudo. Dosja Balluku është dosje botërore”, deklaroi Berisha.

Në komunikimin e tij virtual me qytetarët, nuk la pa përmendur ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe AKSHI-n, dosje të cilat ai thotë se kanë marrë vëmendje ndërkombëtare.

Kritikoi edhe median, duke e akuzuar një pjesë të saj si të ndikuar nga qeveria dhe duke pretenduar se pronarët e mediave përfitojnë fonde publike në mënyrë të padrejtë.

Berisha theksoi gjithashtu se protestat që po zhvillohen janë paqësore, ndërsa paralajmëroi se presioni publik ndaj qeverisë do të vazhdojë.

“Nuk e ndërpresim kurrë protestën pa Lubi Ballukun në burg, pa Edi Ramën para gjyqit. Atje ku e ka vendin. Ta dinë. Ne u themi haptazi, të bëjë çdo gjë, por asgjë në botë nuk na bën të tërhiqemi ne nga këto objektiva ndaj një qeverie që nuk ka asnjë legjitimitet”, u zotua ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.