Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona
Tre persona janë vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës në Korçë në përfundim të një operacioni antidrogë. Operacioni u zhvillua nga Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Sipas informacioneve tre të rinj, dy prej tyre nga Tirana dhe një nga Lezha, kanë rënë në pranga pasi janë kapur duke transportuar në mjet lëndë narkotike cannabis sattiva.
Burime bëjnë me dije se tre të rinjtë udhëtonin së bashku në një automjet ndërsa gjatë ndalimit të tyre në afërsi të Qafë Thanës, brenda automjetit u gjet një sasi droge e vendosur në pjesën e bagazhit.
Mësohet se sasia e drogës është rreth 6 kg ndërkohë që pasagjerit në mjet ju gjet edhe një qese tjetër e vogël në xhep. Krahas sekuestrimit të drogës, po ashtu në cilësinë e provës materiale janë mjeti, shuma parash në euro dhe lek dhe aparate celulare.
Në pranga nga policia ranë S.T., J.P., nga Tirana, përkatësisht 27 dhe 26 vjeç dhe B.H., nga Lezha 25 vjeç. Vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë.
“Korçë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni i koduar “Ngarkesa”.
Transportonin 5.7 kg lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, kapen në flagrancë në aksin rrugor “Prrenjas-Pogradec” dhe vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, 2 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 1 jave, për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Korçë, finalizuan operacionin e koduar “Ngarkesa”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: S. T., 27 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. H., 25 vjeç, banues në Shëngjin.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Prrenjas-Pogradec”, duke qarkulluar një automjet me karroceri që drejtohej nga shtetasi J. P. Në karroceri ishte ngarkuar nje automjet tip “Volkswagen”, në bagazhin e të cilit, në vendin e gomës rezervë, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë 5. 7 kg.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. T. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.