☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,800 ▼ -1.3% ETH $2,372 ▼ -1.56% XRP $1.2828 ▼ -3.4% SOL $102.0800 ▼ -2.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kronika

Operacioni i SPAK, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen dhe konfiskohen

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka reaguar pas operacionit të fundit ku u godit një tjetër rrjet ndërkombëtar i dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Në deklaratën e tij, Braho thekson se SPAK vijon goditjen e grupeve të krimit të organizuar të përfshira në trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale dhe pasurive me origjinë kriminale.

Sipas tij, pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme dhe konkurrencën e lirë, si dhe forcojnë aktivitetin e krimit të organizuar, duke u përdorur për financimin e veprimtarive të paligjshme.

“Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë dhe veprimtarinë e bizneseve që punojnë në mënyrë të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”, u shpreh Braho.

Ai theksoi se për këtë arsye këto pasuri duhet të sekuestrohen dhe të konfiskohen, duke kaluar në favor të shtetit për t’u përdorur për qëllime të ligjshme.

Sipas kreut të SPAK, institucioni garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe ato të lidhura me aktivitetin kriminal, duke mos cenuar të drejtat e pronësisë së personave fizikë dhe juridikë që kanë investuar në mënyrë të ligjshme.

“SPAK garanton se në asnjë rast nuk do të cenohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave që investojnë mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë të ligjshme”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.