🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,868 ▼ -0.66% ETH $2,496 ▼ -1.56% XRP $1.3505 ▼ -1.25% SOL $100.1500 ▼ -1.74%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kronika

OSBE: Shqipëria përballë ekstremizmit të dhunshëm

OSBE dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë zhvilluan në qytetin e Elbasanit konferencën “Bashkë kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Drejtues të OSBE deklaroi se qëndron e bashkuar si një e tërë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Kryetari i ri i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se për ekstremizmin e dhunshëm nuk ka asnjë justifikim dhe nuk është i lidhur me asnjë race, etnie, kombësie apo besimi fetar; ai nxit përçarjen, paragjykimet, diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave njerëzore.

“Shqipëria dhe Elbasani kanë një traditë të tolerancës fetare për të cilën janë krenarë. Ky është një tipar dallues i Shqipërisë. Por kemi parë se ndikime radikale dogmatike kanë mbërritur edhe në Shqipëri duke ndikuar te njerëzit kundër traditave të tyre” – tha ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Të rinjtë, sipas tij, nuk duhet të përfundojnë në faqe interneti ku ekstremistët ofrojnë profetë të rinj e të rremë.

Kjo është fusha e parë ku familja, bashkia, komuniteti dhe drejtuesit fetarë mund të parandalojnë, duke nxitur respektin, mirëkuptimin, dhe bashkëjetesën e kulturave të ndryshme, tha ambasadori Borchardt.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, tha se imamët dhe hoxhallarët shqiptarë janë krenarë për traditën dhe mirëkuptimin aktual për të nxitur bashkëjetesën.

Ai tha se të gjitha faktorët duhet të shmangin kushtet e favorshme për ekstremizëm të dhunshëm si pabarazia sociale. Të rinjve, tha ai u duhet forcuar siguria për të ardhmen, identiteti i tyre fetar dhe kombëtar.

Pjesëmarresit pohuan se Islami dihet botërisht që këshillon paqen dhe jetën njerëzore. Ndaj gënjejnë të gjithë ata që ushtrojnë dhunë, gjoja në emër të fesë islame.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.