☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,690 ▼0.23%
DOW 53,189 ▼0.51%
NASDAQ 26,193 ▼0.53%
NAFTA 86.70 ▲2.74%
ARI 4,535 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,622 ▲ +10% ETH $2,274 ▲ +17.65% XRP $1.2137 ▲ +19.34% SOL $86.5600 ▲ +10.25%
S&P 500 7,690 ▼0.23 % DOW 53,189 ▼0.51 % NASDAQ 26,193 ▼0.53 % NAFTA 86.70 ▲2.74 % ARI 4,535 ▼0.23 % S&P 500 7,690 ▼0.23 % DOW 53,189 ▼0.51 % NASDAQ 26,193 ▼0.53 % NAFTA 86.70 ▲2.74 % ARI 4,535 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Osmani: Rezultatet e VLEN-it janë dëshpëruese, bllokuan rrugën evropiane të vendit

Për BDI-në, dështimi më i madh i VLEN-it në dy vite të qeverisjes është ideja e rrugës evropiane, që nënkryetari Bujar Osmani tha se vendi nuk ka bërë asnjë hap drejt Bashkimit Evropian ndonëse siç tha, premtuan se do ta përshpejtojnë rrugën evropiane duke sjell dinamikë dhe kredibilitet gjatë gjashtë muajve të parë të qeverisjes.

Osmani tha se rezultatet janë dëshpëruese, që sipas tij, vendi ka stagnuar dhe në vend të agjendës evropiane, ka politika ditore.“Rezultatet janë dëshpëruese. Shteti nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm substancial drejt Bashkimit Evropian. Në vend të përshpejtimit, kemi stagnim. Në vend të reformave, kemi improvizime dhe në vend të agjendës evropiane, kemi politikë ditore.

Kryesuesi i ri i BE-së prezantoi agjendën e re dhe vendi jonë është i vetmi që nuk përmendet fare. Humbjen më të madhe të agjendës evropiane, VLEN ua ka shkaktuar shqiptarëve, votuesve të vet dhe popullit. Këtë nuk e themi ne, këtë e thotë Brukseli, këtë e thotë Parlamenti Evropian”, tha Bujar Osmani.

Osmani thotë se në raportin e fundit të raportuesit, Parlamenti Evropian konstaton qartë regres dhe kërkon angazhim të ripërtërirë politik për vazhdimin e rrugës evropiane.

“Parlamenti Evropian konstaton qartë regres dhe kërkon angazhim të ripërtërirë politik për vazhdimin e rrugës evropianeAi kërkon respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe paralajmëron se besimi ndëretnik dhe parimi i barazisë nuk guxojnë të vihen në pikëpyetje.

Veçanërisht me rëndësi është fakti se Parlamenti Evropian ka kërkuar që institucionet të garantojnë respektimin e plotë të barazisë gjuhësore.

Kur Parlamenti Evropian detyrohet t’i kujtojë institucioneve të këtij shteti që të respektojnë të drejtat tashmë të fituara të shqiptarëve, atëherë kjo është dëshmia më e fortë e dështimit të VLEN-it si përfaqësues politik në Qeveri”, tha Osmani./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.