🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,638 ▼ -2.52% ETH $2,438 ▼ -2.64% XRP $1.3847 ▼ -2.47% SOL $103.8600 ▼ -1.62%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Paketë masash për situatën pas tërmetit/ Jo më leje ndërtimi pa policën e sigurimit

Lejet e ndërtimit për godina kolektive nuk do të jepen më pa policën e sigurimit që duhet të disponohet që në fillim të projektit. Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama duke folur për paketën e vendimeve të sotme të Qeverisë për situatën e pas tërmetit.

“Policën e sigurimit duhet ta depozitojë investitori apo kërkuesi i lejes në dosjen përkatëse. Është detyrim për kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e saktë dhe pa shkelje të lejes së ndërtimit”, tha Rama.

Ky sipas tij, “është një moment që më në fund gjen konsensus, edhe pse ka hasur gjithmonë në rezistenë”.

“Nuk mund të kontrollohen dot godinat e ndërtuara për qëllime fitimi, pallatet dhe godinat e biznesit, thjesht dhe vetëm me Inspektoriate apo Polici, por duhet futur mekanizmi i vetëkontrollit përmes marrëdhënies me kompaninë e sigurimeve “, tha Rama.

Kryeministri tha se “kompanitë e sigurimit do të marrin përsipër të garantojnë blerësit edhe nga ndërtues që kanë abuzuar haptaz”.

“Me futjen e kompanisë së sigurimit do të bëjmë të mundur që nuk do të ketë më asnjë blerës të mashtruar që paguan me këste për hapësirën që në gropë dhe në fund bëhet pronar i një apartamenti që nuk e hipotekon dot sepse ai që i ka marrë lekët i ka lënë në pronën e parë. Kemi raste të blerësve legjitim nuk kanë zotëruar dot titujt e pronësisë, probleme që janë serioze nga pikëpamja ligjore për t’u legalizuar. Futja e këtij elementi që përdoret gjerësisht në botën normale do të garantojë sigurinë për të gjithë blerësit e apartamenteve”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.