☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +0.48% ETH $2,323 ▲ +0.86% XRP $1.3141 ▲ +2.11% SOL $100.3500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Paqja fiskale, kush përfiton dhe çfarë shmang biznesi

Ka nisur zbatimi i marrëveshjes së paqes fiskale, një mekanizëm që u jep mundësi bizneseve dhe individëve të korrigjojnë deklarimet financiare dhe tatimore për vitet e kaluara, përmes një procedure të posaçme në administratën tatimore.

Aplikimet janë hapur më 15 maj dhe do të pranohen deri më 5 qershor 2026. Procesi kryhet online përmes sistemit e-filing dhe përfshin rideklarimin e pasqyrave financiare apo deklaratave tatimore për vitet 2023, 2024 dhe 2025.

“Çdo tatimpagues që plotëson kriteret ligjore ka mundësi të aplikojë për lidhjen e marrëveshjes së paqes fiskale. Procesi është tërësisht elektronik dhe zhvillohet nëpërmjet sistemit e-filing, ku subjekti paraqet kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për rideklarimin e të dhënave financiare apo tatimore”, tha drejtuesja e Drejtorisë së Procesit të Biznesit, Rozana Çelmeta.

Një nga përfitimet kryesore për subjektet që lidhin marrëveshjen është shmangia e kontrolleve të zakonshme tatimore.

“Tatimpaguesit që bëhen pjesë e paqes fiskale dhe respektojnë kushtet e marrëveshjes nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike tatimore për periudhat që përfshihen në marrëveshje. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ka indicie për mashtrim me TVSH-në apo dyshime për pastrim parash”, shtoi Çelmeta.

Administrata Tatimore sqaron se kjo mundësi nuk është e kufizuar.

“Ligji parashikon që çdo subjekt mund të përfitojë deri në tre herë nga ky mekanizëm përjashtimi, nëse plotëson kriteret dhe procedurat e përcaktuara. Qëllimi është të inkurajohet vetëkorrigjimi dhe formalizimi vullnetar i aktivitetit ekonomik”, përfundoi Çelmeta.

Pas miratimit të marrëveshjes, subjektet duhet të dorëzojnë dokumentacionin e korrigjuar dhe të kryejnë pagesat përkatëse deri më 30 qershor 2026.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.