Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,700 ▼0.58%
DOW 53,279 ▼0.34%
NASDAQ 26,335 ▼1.16%
NAFTA 84.48 ▲0.88%
ARI 4,447 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,097 ▲ +0.93% ETH $1,896 ▼ -0.12% XRP $0.9968 ▼ -0.17% SOL $76.1100 ▲ +1.06%
S&P 500 7,700 ▼0.58 % DOW 53,279 ▼0.34 % NASDAQ 26,335 ▼1.16 % NAFTA 84.48 ▲0.88 % ARI 4,447 ▼0.6 % S&P 500 7,700 ▼0.58 % DOW 53,279 ▼0.34 % NASDAQ 26,335 ▼1.16 % NAFTA 84.48 ▲0.88 % ARI 4,447 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

“Partitë e vogla kërkojnë terren politik përmes protestës”, deputetja: Ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia

Pretendimet për persona të infiltruar, pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia e Veriut dhe roli i partive të vogla në protestë ishin në qendër të debatit mes analistit Alban Daci dhe deputetes së PS-së Briseida Çakërri në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.

Një nga temat kryesore ishte pretendimi se në protestë ka persona të infiltruar, një teori, që nuk është ngritur vetëm nga mazhoranca, por edhe organizatorët e protestës.

“Kërkesat e qytetarëve mund të jenë të drejta. Ata kanë të drejtë të protestojnë për gjëra që duhen bërë më mirë, por organizatorët kanë thënë që ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia. Besoj që me kohën, në këtë ballo me maska, do hiqen maskat dhe do të kuptohet çfarë ka ndodhur me të vërtetë”, tha deputetja Çakërri.

Çakërri argumentoi se shqiptarët e Kosovës nuk mund të konsiderohen diasporë dhe vuri në diskutim arsyen e përfshirjes së tyre në protestat në Tiranë.

“Ata nuk janë diasporë. Nuk kam për ta kuptuar për çfarë vijnë. Ne nuk jemi në luftë. Kundrejt kujt do ta mbrojnë Shqipërinë? Ne kemi marrëdhënie shumë të mira, me Kosovën jemi vëllezër dhe nuk kemi pse shqetësohemi”, tha deputetja socialiste.

Çakërri solli në kujtesë angazhimin e Arlind Qorit, Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt që sipas saj po kërkojnë terren politik përmes protestës.

“Pushteti merret me votë. Partitë e vogla dalin aty me opozitën sepse nuk marrin dot vota në zgjedhje. Një gjë të mirë ka bërë protesta që nuk kemi më ato pamjet me molotovë nga protestat e Berishës. Protesta është qytetare dhe garanci është qeveria që kjo protestë është e qetë”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.