Pas Iranit, Donald Trump kërcënon të bombardojë një tjetër shtet
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të bombardojë një vend tjetër nëse ai përfshihet në luftën e SHBA-ve kundër Iranit. Presidenti foli për Omanin, i cili është përfshirë në negociata për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
“Nëse Omani na pengon, do ta bombardojmë deri në fund”, u tha ai gazetarëve.
Donald Trump tha se Trupa e Gardës Revolucionare Islamike kishte krijuar një kanal sekret me administratën e tij për të vazhduar bisedimet e paqes.
“Ata janë lojtarë të mirë pokeri, por po vdesin. Nuk kam një orar kohor. Nuk jam me nxitim”, ka shtuar ai.
Armëpushimi 60-ditor midis SHBA-së dhe Iranit përfundon nesër dhe tensionet midis dy kombeve po rriten përsëri.
Ushtria iraniane njoftoi këtë fundjavë se do të ofrojë 30,000 dollarë për këdo që vret ose rrëmben ushtarë amerikanë në rajon – me një shpërblim prej 60,000 dollarësh të ofruar nëse një grua e bën këtë.
Kjo ndodh edhe pse nuk ka dislokime tokësore të ushtarëve amerikanë në Iran – vetëm sulme ajrore të vazhdueshme.
Lufta vazhdon në muajin e saj të pestë, ndërsa zgjidhjet për paqe midis dy kombeve duken më pak të mundshme.
Më herët këtë muaj, ushtria amerikane i dërgoi email stafit dhe u kërkoi atyre të paraqisnin sugjerime se si ta “ndëshkonin” Iranin.
Një komandë e lartë ushtarake amerikane ua dërgoi emailin, të parë nga CNN, analistëve të lartë ushtarakë javën e kaluar, duke kërkuar “mënyra të reja, krijuese dhe jokonvencionale për të ushtruar presion dhe ndëshkuar Iranin”.
Emaili është përpjekja e fundit nga administrata e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme me Iranin, e cila filloi në fund të shkurtit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.