☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.44 ▲3.61%
ARI 4,519 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,820 ▲ +11.36% ETH $2,279 ▲ +18.52% XRP $1.1885 ▲ +18.11% SOL $86.9400 ▲ +12.17%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.44 ▲3.61 % ARI 4,519 ▼0.57 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.44 ▲3.61 % ARI 4,519 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
roze

Pas ndarjes me Ethan Slater, Ariana Grande rikthehet me Ricky Alvarez?

Ariana Grande është parë në shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Ricky Alvarez, vetëm pak javë pasi u bë publik lajmi për ndarjen e saj nga aktori Ethan Slater.

Në fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Thank U, Next” shihet në një restorant në Austin, Texas, ku buzëqeshte dhe bisedonte me Alvarez.

 

Megjithatë, sipas TMZ, nuk bëhet fjalë për një ribashkim romantik. Një burim pranë artistes ka sqaruar se Grande, e cila ndodhet në Austin në kuadër të turneut të saj “Eternal Sunshine”, po festonte ditëlindjen e 33-të me miq dhe se “nuk ka asgjë romantike mes Arianës dhe Rickyt këtë herë”.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë gjithashtu se aktorja e filmit “Wicked” u ndal për të bërë fotografi edhe me fansat.

Kjo nuk është hera e parë që Grande dhe Alvarez shihen së bashku pas ndarjes së tyre. Dyshja kaluan kohë edhe në New York në vitin 2019, duke nxitur spekulime për një rikthim. Megjithatë, Grande i hodhi poshtë zërat në atë kohë, duke deklaruar në rrjetet sociale se nuk ishte në një lidhje.

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez nisën lidhjen në vitin 2015, kur ai ishte balerin në turneun e saj “Honeymoon Tour”. Edhe pse romanca përfundoi, ata kanë ruajtur marrëdhënie miqësore ndër vite. Madje, Grande e përmendi ish-partnerin edhe në këngën “Thank U, Next”, ku këndon: “Wrote some songs about Ricky, now I listen and laugh.”

Dalja e fundit e këngëtares vjen pas ndarjes nga aktori Ethan Slater, me të cilin u njoh gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”. Një burim i afërt me çiftin deklaroi më herët se ndarja kishte ndodhur disa muaj më parë dhe ishte marrë me mirëkuptim.

“Ariana dhe Ethan mbeten miq dhe kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Ata kuptuan se ishte më mirë të vazhdonin rrugët e tyre si miq sesa si partnerë,” tha burimi.

Sipas të njëjtit burim, Grande është e fokusuar te turneu i saj muzikor dhe publikimi i albumit të ri “Petal”.

Kujtojmë se Grande dhe Slater nisën lidhjen gjatë xhirimeve të “Wicked” në vitin 2022, në një periudhë kur të dy po i jepnin fund martesave të tyre përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.