☁️
Tiranë 21°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.55 ▼1.12%
ARI 4,000 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,832 ▼ -3.31% ETH $1,618 ▼ -3.22% XRP $1.0758 ▼ -3.06% SOL $67.6000 ▼ -3.32%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.55 ▼1.12 % ARI 4,000 ▼0.22 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.55 ▼1.12 % ARI 4,000 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

PD prezanton Departamentin e IA, Berisha: Urtësia Artificiale do të na shërbejë edhe nesër në pushtet

Partia Demokratike ka prezantuar sot Departamentin e Inteligjencës Artificiale, një strukturë të re brenda saj që, sipas drejtuesve, synon të shfrytëzojë teknologjitë e reja për funksionimin e partisë dhe përgatitjen e qeverisjes së ardhshme.

Gjatë prezantimit, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se krijimi i këtij departamenti ka dy qëllime kryesore: së pari, që vetë partia të përfitojë nga avantazhet e epokës së inteligjencës artificiale, dhe së dyti, që sipas tij, në rast ardhjeje në pushtet, ekipi të jetë i përgatitur për të aplikuar këto teknologji në administratë dhe në shërbim të qytetarëve.

Berisha theksoi se inteligjenca artificiale dhe teknologjitë si blockchain mund të shërbejnë për rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit, duke e konsideruar Shqipërinë një vend ku, sipas tij, nevoja për sisteme të tilla është më e madhe për shkak të problematikave me falsifikimet dhe mungesën e transparencës.

“Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha avantazhet e epokës së urtësisë artificiale. Së dyti dhe më e rëndësishmja, nesër në pushtet, ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin, zhvillimin e të gjitha avantazheve të jashtëzakonshme që ka inteligjenca artificiale. Asgjë sot nuk ka garanton transparencën sa Blockchain. Në qoftë se ka një vend në Evropë dhe në botë që është i zhytur në mënyrë të tmerrshme në falsifikim, në gjërat më themelore, Shqipëria ka më të domosdoshme se kushdo tjetër. Në departament ka anëtarë të rinj, që nuk janë këtu, por janë jashtë vendit, që punojnë me sukses të madh në Blockchain, të gatshëm të kthehen në vendin e tyre dhe të japin kontribut në këtë fushë shumë të çmuar. Teknologjia e re dhe urtësia artificiale në veçanti ngjall debate.E vërteta është se debatet nuk janë të pabaza, sepse përdorimi i saj mbi bazën e rregullave të drejta, transparente, e shndërron atë në një mjet të dobishëm, në një mjet që promovon drejtësi sociale, promovon barazi, promovon transparencë në interes të të gjithë qytetarëve.Pa u ndalur pastaj në fushat e ndryshme. Përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna. Është një mjet jashtëzakonisht i çmuar.Por, përsëri asgjë nuk zëvendëson përgjegjësinë e njeriut, asgjë nuk zëvendëson ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin e njeriut.”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.