Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 83.12 ▼0.18%
ARI 4,441 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,822 ▲ +0.12% ETH $1,894 ▲ +0.28% XRP $1.0128 ▼ -0.7% SOL $76.4700 ▲ +0.25%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 83.12 ▼0.18 % ARI 4,441 ▼0.59 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 83.12 ▼0.18 % ARI 4,441 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Politika

PD vijon bojkotin, zbulohet porosia e Ballës për deputetët socialistë: Qëndroni në Tiranë

Seanca plenare e kësaj të enjteje u zhvillua pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët vijojnë bojkotin e Kuvendit. Mungesa e opozitës bëri që të mos zhvillohej interpelanca e planifikuar mes deputetes Jorida Tabaku dhe ministrit të Financave, ndërsa seanca u dominua nga diskutimet e mazhorancës.

Ndërkohë, kreu i grupit socialist Taulant Balla ka porositur deputetët socialistë që të mos largohen nga Tirana edhe pas mbylljes së sesionit parlamentar, pasi nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të një seance të posaçme më 27 korrik.

Në një lidhje me A2 Puls gazetari Indrit Maraku raportoi se zyrtarisht nuk është bërë e ditur arsyeja, por përflitet se kjo kërkesë  mund të lidhet me projektligjet e integrimit europian, ose me ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar.

“Deputetët e mazhorancës janë porositur që të mos largohen, sepse potencialisht mazhoranca shikon mundësinë që të ketë një seancë tjetër për të hënën 27 korrik. Kjo nuk ishte e parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe mes mazhorancës, ka një lloj kurioziteti se për çfarë është lënë një porosi e tillë për të qëndruar në Tiranë, nëse do të jetë nevoja për të zhvilluar një seancë tjetër të posaçme. Ka njerëz që mendojnë se këto mund të lidhen me projektligjet e ndryshme që kërkohen në kuadrin e procesit të anëtarësimit dhe negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ka gjithashtu zëra, por këto janë vetëm zëra, po e theksoj dhe brenda mazhorancës, që nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Rama ta shfrytëzojë një datë të tillë për ndryshime potenciale në kabinetin e tij qeveritar, që ndoshta dhe për shkak të situatës politike me protestat në gjykimin e kryeministrit mund të shihen si të arsyeshme, por kjo mbetet më tepër një pikëpyetje. Theksoj që gjatë këtyre dy tre orëve të fundit por qarkullon së brendshmi dhe mes socialistëve”, tha ai për A2 Puls me Bruna Çifligun.

Gjatë seancës së sotme e cila u përqëndrua në diskutimet mes deputetëve të mazhorancës Balla, kërkoi shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në ligjin për turizmin, që parashikojnë pezullimin e punimeve të ndërtimit gjatë sezonit turistik në zonat turistike.

Sipas Ballës, masa synon të shmangë zhurmat pranë hoteleve dhe të përmirësojë cilësinë e pushimeve për turistët.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësimin për marrëdhëniet mes fermerëve dhe grumbulluesve, duke kërkuar ndërhyrje të shpejtë për mbrojtjen e prodhuesve bujqësorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.