☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,388 ▼ -1.52% ETH $2,352 ▼ -2.07% XRP $1.2766 ▼ -2.81% SOL $100.7500 ▼ -3.56%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

“Pedagogu kërcënoi pronarët e biznesit turistik”, Rama publikon bisedat: Të papranueshme

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa mesazhe kërcënuese që, sipas tij, një pedagog u ka dërguar një biznesi familjar turistik në Tropojë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama pretendon se pedagogu i ka paralajmëruar ata se do t’u vendoste një vlerësim negativ në platformat online nëse nuk mbanin të njëjtin qëndrim politik me të.

Rama kritikon autorin e këtyre deklaratave, duke theksuar se askush nuk duhet të ushtrojë presion ndaj qytetarëve apo sipërmarrësve për shkak të bindjeve të tyre.

Në reagimin e tij, Kryeministri vlerëson punën dhe përkushtimin e familjes të një biznesi familjar turistik të njohur si “Chestnut Hill”, që ka ngritur biznesin në zonën malore të Tropojës.

“RRUMBULLAKTOROLLAK

Djemtë e CHESTNUT HILL-it lart në Tropojë janë dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme në një nga majat e atyre maleve kreshnike, ku kanë ngritur një biznes familjar me stërmundim të madh, duke e kthyer shtëpinë e tyre në një destinacion turistik mbresëlënës❤️

“Akademiku” që i ka kërcënuar, se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize” – pra po nuk u bashkuan në një mendje me të e me dështakët e tjerë lugëndryshkur, që kujtuan se u bë bulevardi kos – ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës🥱

Tani ky “akademik” i larguar nga qeveria si i padobishëm për asgjë dhe që paska mbledhur tërë këto vite helmin e mediokrit hakmarrës, i tregon “delet e narkotrafikut” dy djemve që i japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur, atij dhe tërë sallahanave të kombit, që u kapën rrumbullak pas qafës si flamingove si i mbyturi pas fijes së barit🤡

U kam premtuar kaherë djemve te CHESTNUT HILL-it se do u shkoj për të parë një natë hënën nga afër dhe tani erdhi koha, e nga atje lart do t’i çojmë së bashku një mesazh këtij sojit rrumbullaktorollak, që ta marrë vesh tërë dynjaja se ku është e çfarë është CHESTNUT HILL-i”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.