☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.52 ▼0.94%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,880 ▼ -0.79% ETH $1,673 ▼ -2.28% XRP $1.1050 ▼ -0.89% SOL $69.9200 ▼ -1.48%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.52 ▼0.94 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.52 ▼0.94 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Bota

Pekini reagon ashpër pas komenteve të Presidentit Biden ndaj udhëheqësit kinez

Komentet e Presidentit Biden, që e krahason udhëheqësin kinez Xi Jinping me një diktator, nuk duhet të shkaktojnë habi, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel.

“Nuk do të hezitojmë të theksojmë fushat ku nuk pajtohemi, apo të shprehemi hapur për disa nga këto dallime. Presidenti dhe Sekretari i Shtetit e kanë shprehur qartë dallimin mes demokracive dhe autokracive”, tha ai.

Gjatë një takimi për mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale, Presidenti Biden tha se zoti Xi nuk ishte në dijeni të balonës kineze të dyshuar për spiunazh, që fluturonte mbi territorin amerikan, të rrëzuar nga ushtria amerikane në muajin shkurt.

“Ky është një siklet i madh për diktatorët, kur ata nuk e dinë se çfarë ndodh”, tha zoti Biden duke shtuar se kur SHBA-të e rrëzuan balonën, zoti Xi u zu ngushtë dhe mohoi ekzistencën e saj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, reagoi ashpër të mërkurën gjatë një konference shtypi.

“Vërejtjet e SHBA-së janë jashtëzakonisht absurde dhe të papërgjegjshme, bien ndesh me faktet, shkelin seriozisht protokollin diplomatik dhe cenojnë rëndë dinjitetin politik të Kinës. Është një provokim i hapur politik”, tha ajo.

Presidenti Biden i bëri komentet një ditë pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken i dha fund vizitës në Pekin në përpjekje për të riparuar marrëdhëniet dypalëshe, të dëmtuara edhe më tej pas incidentit me balonë.

“Nëse angazhimet që po shohim, do të pasohen më pas nga kritika të tilla të drejtpërdrejta nga zyrtarë shumë të lartë, mendoj se pala kineze do të shtrojë pyetjen se cili është qëllimi i angazhimit në radhë të parë”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Zack Cooper me institutin “American Enterprise”.

Ndërsa vizita e Sekretarit Blinken dështoi të sillte ndonjë përparim, ai dhe Presidenti Xi ranë dakord që të ulnin tensionet SHBA-Kinë në mënyrë që ato të mos kalojnë në konflikt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.