🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,395 ▲0.79%
DOW 49,610 ▲0.03%
NASDAQ 26,175 ▲1.43%
NAFTA 95.89 ▲1.14%
ARI 4,726 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,772 ▼ -0.14% ETH $2,290 ▼ -0.21% XRP $1.3941 ▲ +0.3% SOL $89.5300 ▲ +0.97%
S&P 500 7,395 ▲0.79 % DOW 49,610 ▲0.03 % NASDAQ 26,175 ▲1.43 % NAFTA 95.89 ▲1.14 % ARI 4,726 ▲0.33 % S&P 500 7,395 ▲0.79 % DOW 49,610 ▲0.03 % NASDAQ 26,175 ▲1.43 % NAFTA 95.89 ▲1.14 % ARI 4,726 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Parlamentare

Peleshi: Prioritet i qeverisë, shpëtimi i jetës së njerëzve dhe pasurisë së tyre

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi theksoi sot në Kuvend se si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara në jug të vendit, pozitive është se nuk kemi asnjë jetë të humbur, ndërsa siguroi banorët se do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i çdo dëmi.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi

Gjatë fjalës në Kuvend, duke informuar se çfarë ka ndodhur përreth një jave me situatën emergjente të përmbytjeve të shkaktuara kryesisht në jugun e vendit, zv/kryeministri Peleshi theksoi se “kryeministri Rama ndodhet jo për herë të parë në terren pranë zonave të përmbytura dhe nuk është vetëm për të bërë atë që bën kreu i opozitës, show me çizme në ujë, por janë të gjitha strukturat e anagazhuara të qeverisë shqiptare, që prej ditës së parë, por edhe para se përmbytja të ndodhte, në gjendje gatishmërie e pune pranë të gjithë qytetarëve”.
“Përmbytja nuk mund të shmangej totalisht, pasi i kalonte mundësitë e strukturave të shtetit, por një lajm të mirë e kemi sot, që është rezultat i ndërhyrjes energjike të gjithë strukturave të emergjencës, se nuk kemi asnjë jetë njeriu të humbur. Sot sigurisht prioritet i prioriteteve të qeverisë shqiptare është shpëtimi i jetës së njërëzve, i pasurisë së banorëve të përmbytur”, tha Peleshi.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Peleshi tha se “kjo seancë mertion të fillojë me një transparencë llogaridhënie e informacion se cfarë ka ndodhur dhe natyrisht të mirëpresim të gjtihë kritikat e sugjerimet se cfarë ka ndodhur, por në fund për nëj gjë duhet të jemi të qartë e të ndershëm. Sot qytetarët përpara debateve tona politike presin solidaritet”.
Zv/kryeministri Peleshi bëri të ditur se në ditën e gjashtë të përmbytjes situata në Vlorë është kjo; janë 17 mijë ha tokë , ku përfshihen tokë bujqësore në zona të mbaruara nën ujë , rreth 5000 ha tokë ku përfshihen shtëpi e zona të banuara dhe ku janë përqendruar operacionet e ndihmës, janë mbi 500 familje të evakuara nga përmbyjet. Pjesa më e madhe e të evakuarve kanë shkuar tek të afrmit e tyre në fshatra përreth. Deri tani janë shpërndarë më shumë se 2500 pako ushqimore në një operacion që vazhdon. Në veprimet kontkrete e terren janë përfshirë rreth 2100 forca e qindra mjete kryeisht struktura të emergjencave civile , policitë lokale në të gjitha qarqet, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e zjarfikësve, etj.
Në fjalën e tij, Peleshi siguroi në emër të qeverisë se të gjitha strukturat shtetërore janë të gashtme dhe nuk do të lënë pa ndihmuar asnjë qytetar të vetëm.
Lidhur me moshpalljen e gjendjes emergjente, Peleshi tha se nuk kemi lënë asnjë gjë pa bërë në zonat e përmbytura ka edhe një argumentim teknik për mos shaplljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kjo bëhet për të mos paralizuar jetën në të gjithë qarkun.
Zv/kryeministri Peleshi u shpreh se “pas kalimit të situatës do të bëhet vlerësimi i drejtë dhe real dhe kompensimi i çdo dëmi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.