☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.59 ▼0.52%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,073 ▲ +0% ETH $2,266 ▲ +0.42% XRP $1.2546 ▲ +0.42% SOL $92.0600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Përfunduan mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese për trajtimin e lehonës 19 vjeçare nga Strumica

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore ku pacientja S.M. është kontrolluar, lindur dhe trajtuar më tej.

“Mbikëqyrjet u kryen në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, Spitalin Klinik të Shtipit dhe Klinikën Universitare të Neurologjisë. Inspektorët kryen kontroll në evidencën shëndetësore dhe dokumentacionin mjekësor, si dhe u morën deklarata nga punonjësit shëndetësorë të përfshirë në trajtim.

Megjithatë, duke pasur parasysh komplikimet serioze shëndetësore të pacientes, është marrë vendim për kryerjen e mbikëqyrjes profesionale mbi të gjithë rrjedhën e lindjes dhe trajtimit të mëtejshëm.

Komisioni për mbikëqyrje profesionale përbëhet nga mjekë specialistë të neurologjisë, anesteziologjisë, gjinekologjisë, radiologjisë dhe neurokirurgjisë.

Me qëllim sigurimin e një vlerësimi të plotë, të pavarur dhe objektiv profesional, ministri i Shëndetësisë ka kërkuar që në komisionin e mbikëqyrjes profesionale të përfshihet edhe një ekspert mjekësor nga një shtet fqinj. Ai do të marrë pjesë në shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit mjekësor të pacientes dhe në përgatitjen e mendimit profesional për procedurat diagnostike dhe terapeutike të ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas përfundimit të mbikëqyrjes profesionale, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do ta informojë opinionin për gjetjet dhe konkluzionet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.