“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i
Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku shkak është bërë një deklaratë e deputetit Olsi Komici, i cili iu referua disa deputetëve demokratë si “të qelbur”.
Përplasja nisi pas debatit lidhur me filmimin me telefon gjatë mbledhjes. Në një moment, Komici u shpreh: “5 demokratë të qelbur”, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të deputetes.
“Kujt i thua të qelbur ti?! Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi. Turp të të vijë”, iu drejtua deputetja Komicit.
Situata vijoi me replika mes deputetëve, ndërsa në debat u përfshi edhe Gent Strazimiri, i cili kërkoi që Komici të kërkonte falje për fyerjen.
Debati i plotë:
Ulsi Manja: O zoti Komici, po ç’rëndësi ka.
Olsi Komici: 5 demokratë të qelbur
Deputetja: Kujt i thua të qelbur ti?! Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi. Turp të të vijë.
Olsi Komici: Trup të të vijë, nxjerr telefonin e filmon aty (e dregon me telefonin e tij).
Deputetja: Turp të të vijë ty. Kryetar, e dëgjon fjalorin e këtij, që thotë “deputet i qelbur”? Asnjëri s’më nxjerr përjashta, aq më pak ti.
Olsi Komici: Del me telefon kështu.
Gjin Gjoni: Ç’ka problemi? Ti ke qëndrimin tat.
Olsi Komici: Veprim i ulët.
Ulsi Manja: Zoti Komici, ju lutem. A ka mundësi të më lini? Kthehuni në normalitet të seancës. Zoti Gjoni nuk kam nevojë për avokat.
Gjin Gjoni: A do drejtosh seancën? Ka filluar Parlamenti.
Ulsi Manja: Nëse ke orar për të shkuar në seancë, shko. Zonja deputete, mbledhja është e hapur, ju mund të filmoni çdo gjë, por etikë nuk është. Vota jonë është publike, edhe votimi është i hapur. Ti je deputete e Shqipërisë dhe ka ca rregulla bashkëjetese në komision, përtej forcave që përfaqëson.
Gent Strazimiri: Problem etik nuk ka nëse mban telefonin hapur dhe filmon. Problem etik është që ky që kam unë përballë të thotë “5 demokratë të qelbur”. O tani kërkohet falje publikisht për gjënë. Ja ku jemi të gjithë bashkë, ajo e çon ku të dojë telefonin dhe, nëse ti e ke problem, i dal unë për zot. Ty nuk të takon të flasësh ashtu me një zonjë. Ja ku jemi këtu, jemi të gjithë bashkë. Nuk provokon, një mashkull që ia mban telefonin një femre është provokim. Një femër që filmon votimin nuk është problem.
Dëgjohet nga Salla: Turp.
Gent Strazimiri: Turpi është i joti.
Dëgjohet nga Salla: S’ësht etike.
Gent Strazimiri: Ja aty i filmuar je, nëse ke turp, ndërroni votën më mirë. Pres të më kërkojnë falje për fyerjen që u bë, Ulsi. Të shënohet në proces-verbal. Klodiana hap telefonin filmo, fillo që tani.
Ulsi Manja: Të lutem, duro se do të ta jap fjalën. Nuk ju mbaj me zor këtu. Zoti Komici, fjalën e keni ju dhe pastaj kalojmë në votim.
Olsi Komici: Në lidhje me sa u shpreha, i kërkoj falje vetëm zotit Mehdi Leka aty, bashkëpatriotit tim se të tjerët nuk i njoh, përveç disave me disa patrulla që nuk e di çfarë përfaqësojnë. Jam i denjë dhe kam aq burrni sa të përfaqësoj gjithësecilin prej tyre, që më ka votuar. /Top Channel/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.