☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,494 ▼0.74%
DOW 52,104 ▼0.54%
NASDAQ 24,952 ▼1.19%
NAFTA 86.65 ▼0.23%
ARI 4,030 ▼2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $72,996 ▼ -2.58% ETH $2,023 ▼ -4.99% XRP $1.0461 ▼ -4.71% SOL $82.1800 ▼ -5.48%
S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 24,952 ▼1.19 % NAFTA 86.65 ▼0.23 % ARI 4,030 ▼2.06 % S&P 500 7,494 ▼0.74 % DOW 52,104 ▼0.54 % NASDAQ 24,952 ▼1.19 % NAFTA 86.65 ▼0.23 % ARI 4,030 ▼2.06 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut akuzon Japoninë për përgatitjen e një lufte

PHENIAN, 22 gusht /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut ka kritikuar ashpër planet e Japonisë për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, duke e akuzuar Tokion se po përgatitet për luftë.

Ministria japoneze e Mbrojtjes po kërkon një buxhet rekord për vitin e ardhshëm fiskal, i cili, sipas medias japoneze, përfshirë NHK, pritet të arrijë në rreth 8,900 miliardë jenë, ose afërsisht 48 miliardë euro.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, e cilësoi rritjen e planifikuar si një tjetër rekord historik dhe paralajmëroi se ajo mund të përkeqësojë tensionet në rajon.

Sipas Phenianit, rritja e shpenzimeve ushtarake japoneze përbën “një rritje të rrezikshme të buxhetit të luftës” dhe synon forcimin e kapaciteteve ushtarake të Japonisë për përgatitjen e një “lufte”.

Japonia është larguar gradualisht nga politika e saj tradicionale pacifiste, e ndjekur që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Vendi ka rritur shpenzimet ushtarake, ka forcuar marrëveshjet e mbrojtjes me aleatët dhe ka vendosur sisteme raketore në disa prej ishujve të tij periferikë.

Në këtë situatë, Shtetet e Bashkuara, aleate të Japonisë dhe Koresë së Jugut, po përpiqen njëkohësisht të ruajnë kanalet e komunikimit me Phenianin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se synon të takohet këtë vit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Ndërkohë, Trump ka vendosur të zvogëlojë përmasat e disa prej stërvitjeve të përbashkëta ushtarake vjetore SHBA-Kore e Jugut, të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme nga Koreja e Veriut, e cila posedon armë bërthamore.

Edhe Kina, aleate e rëndësishme e Koresë së Veriut, ka shprehur së fundmi shqetësimin për atë që e konsideron si “militarizëm të ri” japonez, duke shtuar tensionet diplomatike dhe të sigurisë në Azinë Lindore./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.