☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.66 ▲1.76%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,881 ▲ +1.62% ETH $2,353 ▲ +2.13% XRP $1.3262 ▲ +2.29% SOL $101.9500 ▲ +2.36%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka bërë me dije se në muajin shtator qeveria shqiptare do të nënshkruajë një marrëveshje me Komisionin Europian, e cila synon t’u mundësojë zyrtarëve publikë shqiptarë punësim për periudha të shkurtra pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.

Sipas ministres, kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve të administratës publike dhe në përafrimin e Shqipërisë me administratën evropiane, përpara anëtarësimit në BE.

“Do nënshkruajmë në shtator një marrëveshje me Komisionin Europian për të mundësuar që zyrtarët publikë shqiptarë të mund të punojnë për periudha të caktuara kohe pranë BE-së. Këto janë dy programe shumë të rëndësishme të zhvillimit të kapaciteteve që mundësojnë jo vetëm hapësira zhvillimi në karrierë për zyrtarët publikë shqiptarë, por synojnë përafrimin e Shqipërisë me hapësirën administrative evropiane para se vendi ynë të bëhet vend anëtar. Këto janë dy iniciativa që do i vëmë në jetë shumë shpejt”, deklaroi Pirdeni.

Ajo shtoi gjithashtu se qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton kriteret dhe kushtet për dhënien e shpërblimeve dhe çmimeve për zyrtarët publikë, përfshirë edhe vlerësimet për inovacion në administratë.

“Ne miratuam dhe një vendim që përcakton kriteret, kushtet dhe rrethanat mbi bazën e të cilave jepen shpërblimet për zyrtarët publikë, çmimet për inovacion në administratë dhe kemi vendosur një bazë për të shpërblyer zyrtarët që punojnë çdo ditë për plotësimin e piketave mbyllëse me BE-në”, u shpreh ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.