🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.31 ▲0.71%
ARI 4,214 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,071 ▲ +0.51% ETH $1,870 ▲ +0.16% XRP $1.0626 ▼ -1.18% SOL $73.8800 ▲ +0.44%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.31 ▲0.71 % ARI 4,214 ▲1.48 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.31 ▲0.71 % ARI 4,214 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Bota

Po monitoronte masat e sigurisë para mbërritjes së Trump, kapet i armatosur 38-vjeçari në klubin e golfit në Kaliforni

Një person i armatosur është arrestuar të dielën pasdite në kompleksin e golfit Trump National Golf Course në Rancho Palos Verdes, vetëm disa ditë para një aktiviteti për mbledhje fondesh të presidentit Donald Trump që pritet të zhvillohet aty, njoftoi të mërkurën Departamenti i Sherifit të Qarkut Los Angeles

Personi, i identifikuar si 38-vjeçari Jeanine John Taele, u vu re nga agjentë federalë civilë teksa fotografonte dhe regjistronte video, si dhe dukej se po monitoronte aktivitetet e planifikimit të sigurisë.

Pasi u ndalua në parkingun e kompleksit të golfit, rojet gjetën në xhepin e tij një karikator me 16 fishekë, sipas njoftimit të departamentit të sherifit. Gjatë një kontrolli të mëvonshëm të automjetit të tij, hetuesit thanë se gjetën gjithashtu një pistoletë të mbushur dhe një karikator tjetër me municione.

Hetuesit e sherifit dhe agjentë të FBI-së kontrolluan të hënën shtëpinë e tij në qytetin Downey të Kalifornisë së Jugut, ku sipas tyre u gjetën armë të tjera zjarri, municione, jelekë antiplumb, disa blloqe shënimesh që përmbanin “deklarata shqetësuese” dhe dy pajisje për sinjal radio.

Në njoftim, Departamenti i Sherifit të Qarkut Los Angeles bëri të ditur se çështja i është paraqitur Prokurorisë së Qarkut Los Angeles dhe se hetuesit nuk kanë identifikuar ndonjë kërcënim të besueshëm të vazhdueshëm për komunitetin.

Trump udhëtoi drejt Los Angeles për një darkë të Komitetit Kombëtar Republikan në klubin e tij të golfit Trump National Golf Club, ku Shtëpia e Bardhë tha se ai do të “theksojë arritjet e tij për banorët e Kalifornisë”.

Trump do të “vendosë në pah dallimin mes agjendës së tij të arsyeshme dhe politikave radikale të demokratëve si Gavin Newsom, të cilët vazhdojnë të rrisin taksat, lejojnë mashtrime të shumta në programet e financuara nga taksapaguesit dhe mbrojnë trafikantët e drogës, përdhunuesit dhe vrasësit emigrantë të paligjshëm”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, në një deklaratë.

Nga ana e tij, Newsom kritikoi vizitën e Trump në Los Angeles. Zëdhënësja e tij, Tara Gallegos, tha në një deklaratë se presidenti “po vjen në Los Angeles për të mbledhur para, ndërsa të mbijetuarit e zjarreve ende presin fondet federale të rimëkëmbjes që ai premtoi 18 muaj më parë”.

Newsom deklaroi më vonë se shpreson që vizita “të sjellë fondet federale të rimëkëmbjes, të vonuara prej kohësh, drejtpërdrejt te familjet që po rindërtohen pas zjarreve në Los Angeles”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.