☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,242 ▲ +1.03% ETH $2,275 ▲ +1.37% XRP $1.2538 ▲ +0.67% SOL $95.8000 ▲ +0.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetët e PDK-së

Deputetja e Guxo-s, Donika Gërvalla është përballur me deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, të cilët po kërkojnë që partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit të thërrasë seancën konstituive.

Gjatë përplasjes verbale, Gërvalla u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në takime për të diskutuar situatën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Pse nuk vini në takim? Dy mundësi ka, ejani takohemi, flasim për presidentin”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkohë, deputetet e PDK-së, Blerta Deliu dhe Eliza Hoxha, kanë reaguar duke kërkuar që të thirret seanca konstituive dhe të respektohet Kushtetuta.

“Thirrni seancën”, kanë brohoritur deputetet e PDK-së.

Debati është tensionuar më tej kur Gërvalla i është drejtuar Deliut me një koment personal lidhur me higjienën, duke i kërkuar të largohej pak.

“Largohu pak, po të vjen era e gojës”, tha Gërvalla.

Pavarësisht këtij momenti, Deliu ka vazhduar t’i bëjë thirrje Gërvallës që të thirret seanca konstituive. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.