⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.33 ▲0.34%
ARI 4,069 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,646 ▼ -1.38% ETH $2,058 ▼ -2.79% XRP $1.0543 ▼ -4.39% SOL $82.6000 ▼ -4.1%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.33 ▲0.34 % ARI 4,069 ▲0.97 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.33 ▲0.34 % ARI 4,069 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia e Shtetit, bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL në luftën ndaj krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë Konventës së Drejtoreve të Policive Europiane në ambientet e Europol-it në Hagë, pati bashkëbisedime të veçanta me Drejtoren Ekzekutive të EUROPOL-it  Catherine de Bolle dhe me Komisionerin Europian për Çështjet e Sigurisë dhe Emigracionit Dimitris Avramopoulos.

Komisioneri Europian Avramopoulos dhe Drejtorja Ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine de Bolle përgëzuan drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit  Veliu për punën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigrimit të paligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka siguruar Avramopoulos dhe De Bolle se Policia e Shtetit është e vendosur në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të emigracionit të paligjshëm, në goditjen e grupeve kriminale dhe në sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët e vendeve të BE-së e më gjerë, me mbështetjen edhe nga EUROPOL-i.

Rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit gjatë punës së saj, por dhe operacionet mjaft të rëndësishme të zhvilluara me partnerët për shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta, trafikimit të qenieve njerëzore nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe të goditjes së elementëve të rrezikshëm në fushën e terrorizmit, tregojnë më së miri se jemi në rrugën e duhur, ka theksuar ndër të tjera Veliu gjatë takimit me dy zyrtarët e lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.