☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,229 ▲ +1.03% ETH $2,274 ▲ +1.38% XRP $1.2537 ▲ +0.67% SOL $95.7900 ▲ +0.36%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur armatim dhe uniforma ushtarake me simbole të flamurit serb në fshatin Dren të Zubin Potokut, në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetarit që ka pretenduar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pamjet dhe fotografitë e siguruara nga KALLXO tregojnë armët dhe pajisjet e gjetura gjatë aksionit të zhvilluar të martën, më 12 gusht 2026.

Zhvillimi i fundit vjen në kohën kur institucionet po hetojnë pretendimet e Rashkoviqit, i cili ka deklaruar se është keqtrajtuar nga zyrtarët policorë.

Lidhur me këto pretendime, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare dhe ka filluar mbledhjen e informacioneve.

Sipas raportimeve, zyrtarët e IPK-së e kanë intervistuar Rashkoviqin në spital për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ndërkohë, organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që të vlerësojë efektivitetin e mekanizmave të monitorimit të Policisë së Kosovës nga misioni i EULEX-it.

Nga ana tjetër, kryetari i Listës Serbe dhe drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Elek, ka bërë të ditur se Rashkoviq është transferuar për trajtim në Beograd.

Sipas Elekut, Rashkoviq ishte dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut mbrëmjen e 11 gushtit, pasi kishte shfaqur simptoma si marramendje dhe dridhje.

Telegrafi ka provuar të marrë detaje të tjera lidhur me rastin, por deri në mometin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje nga Policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.