☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▼ -0.16% ETH $2,352 ▼ -1.11% XRP $1.3028 ▲ +1.1% SOL $101.9200 ▼ -0.36%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Politikanët në mbarë botën të shokuar nga vërshimi i ithtarëve të Trump në mjediset e Kongresit

Në mbarë botën kanë reguar të shokuar politikanët lidhur me trazirat në Uahsington dhe vërshimin e demonstruesve, mbështetës të presidentit Donald Trump në Kapitol. Disa bëjnë fjalë për një „sulm ndaj demokracisë“.
„Jam vërtetë i shokuar dhe i trishtuar, që kombi ynë – një pishtar dhe shpresë për demokracinë për shumë kohë – ka mbërritur në një pikë kaq të errët.” Eshtë ky reagimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden: „Kongresi i SHBA-së është një tempull i demokracisë. Të vështrosh skenat e sotme në Uashongton D.C. është një shok”, thekson Biden.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel nënvizon: “Armiqtë e demokracisë do të gëzohen nga këto imazhe të papërfytyrueshme nga Uashingtoni. (…) Trump dhe mbështetësit e tij më në fund duhet ta pranojnë vendimin e votueseve dhe të votuesve amerikanë dhe të heqin dorë prej shkeljes me këmbë të demokracisë.”

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në reagimin e tij thekson: „Eshtë një sulm i padurueshem ndaj demokracisë. Presidenti Trump e ka përçarë thellë vendin – tani po duket se sa shumë (është përçarë) vendi.

Presidentja e Komisonit të BE-së Ursula von der Leyen: „SHBA në mbarë botën janë simboli i demokracisë e tani është vendimtare, që atje të realizohet një ndryshim paqësor dhe i rregullt i pushtetit.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vëren: „Aktet e dhunës ndaj institucioneve armeikane janë një sulm i rëndë ndaj demokracisë.”

Kryeministri i Italisë thekson besiminndaj demokracisë amerikane: „Demokracia amerikane është rezistente, ka rrënjë të thella dhe do ta kapërcejë krizën.”

Pas mësymjes së demonstruesve përkrahës të presidentit Donald Trump, që nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve preisdneciale, në Kapitol u dërguan trupat e gardës kombëtare. Në kohën që Kongresi po mblidhej për të vulosur humbjen e Trumpit, kampi i përkrahësve të tij doli në protesta të dhunshme. Gjatë trazirave një grua humbi jetën. Masa e demonstruesve të indinjuar pasi çau me dhunë gardhin e sigurisë sulmoi Kapitolin duke depërtuar deri në mjediset e brendëshme. Imazhet filmike dhe fotografike tregojnë, se si njerëzit e revoltuar marshojnë në mjediset e brendshme në National Statuary Hall.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e ndërprenë seancën, gjatë së cilës do të vulosej humbja e Trump kundrejt rivalit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sipas NBC nënpresidenti Mike Pence u zhvendos në një vend të sigurtë. Kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Boëser vendosi ndalim-qarkullimin, që hyri në fuqi në orën 18:00 (06.01). Nga të shtënat humbi jetën një grua, sipas të dhënave të policisë. Disa shtete federale kanë dërguar gardën kombëtare në Uashington për mbrojtjen e Kongresit. Sipas të dhënave të autoriteteve ndërkohë Kapitoli është sërish i sigurtë.

Demokratët e presidentit të ardhshëm Joe Biden, sipas parashikimeve të mediave në SHBA me zgjedhjet në shtetin federal të Georgias kanë siguruar kontrollin në Senatin e SHBA-së. Mediat NBC dhe CBS si dhe agjencia AP njoftojnë, se pas kandidatit Raphael Warnock dhe Jon Ossoff ka fituar në votimet në Georgia. /DW/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.