☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,597 ▼0.79%
DOW 52,314 ▼0.49%
NASDAQ 26,045 ▼1.09%
NAFTA 103.96 ▲3.91%
ARI 4,310 ▼2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,458 ▲ +1.67% ETH $2,500 ▲ +0.43% XRP $1.3981 ▲ +3.55% SOL $101.5600 ▲ +0.95%
S&P 500 7,597 ▼0.79 % DOW 52,314 ▼0.49 % NASDAQ 26,045 ▼1.09 % NAFTA 103.96 ▲3.91 % ARI 4,310 ▼2.23 % S&P 500 7,597 ▼0.79 % DOW 52,314 ▼0.49 % NASDAQ 26,045 ▼1.09 % NAFTA 103.96 ▲3.91 % ARI 4,310 ▼2.23 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

POLONI – Ushtria polake nxjerr një dron luftarak rus në Detin Baltik

VARSHAVË, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Ushtria polake ka nxjerrë nga Deti Baltik një dron luftarak, i cili u gjet pranë bregdetit të vendit, njoftuan sot autoritetet.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, deklaroi në rrjetin social X se vlerësimet fillestare sugjerojnë se bëhet fjalë për një dron ushtarak me origjinë ruse.

Droni u gjet pranë resortit bregdetar Rusinowo, në veriperëndim të Polonisë.

Një zëdhënës i Komandës së Lartë të Ushtrisë Polake i tha televizionit TVN24 se pajisja ka shumë gjasa të jetë e tipit “Gerbera”.

Sipas autoriteteve, mbrojtja ajrore polake nuk ka regjistruar shkelje të hapësirës ajrore që prej 30 korrikut.

Për këtë arsye, ekziston mundësia që droni të jetë nxjerrë në breg nga dallgët, pasi kishte përfunduar në ujërat ndërkombëtare.

Specialistët po hetojnë nëse droni përmban eksplozivë. Rusia përdor shpesh dronë pa armatim si mjete mashtruese gjatë sulmeve ajrore kundër Ukrainës, me qëllim shpërqendrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është një aleate e rëndësishme politike dhe ushtarake e Ukrainës. Vendi e konsideron Rusinë një kërcënim për sigurinë e tij.

Ngjarja vjen një ditë pas një sulmi me dron rus ndaj një treni që udhëtonte nga Kievi drejt Varshavës, pak para se të kalonte kufirin polak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.