🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.69 ▲2.73%
ARI 4,547 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,906 ▲ +11.59% ETH $2,281 ▲ +18.84% XRP $1.1594 ▲ +15.33% SOL $87.2500 ▲ +12.84%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.69 ▲2.73 % ARI 4,547 ▲0.04 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.69 ▲2.73 % ARI 4,547 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Portret: Theresa May ”mbretëresha e akullt” shndërrohet në kryeministren e dytë britanike në histori

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila u zgjodh sot kryeministrja e dytë grua në historinë e vendit pas Margaret Thatcher, duket se që tani ka plotësuar nevojën për siguri dhe stabilitet në vendin i cili hyri në fazë turbulencash pas vendimit për daljen nga Bashkimi Evropian.

May mori edhe detyrën e lideres së re të Partisë Konservatore në pushtet nga David Cameron. Miqtë e saj të punës e quajnë “mbretëresha e akullt” për shkak të humorit të rëndë dhe qëndrimit autoritar, ndërkohë që paraqitet si simbol i “besueshmërisë” dhe “gjakftohtësisë”.

Boshllëku që u krijua nga pasiguria në marrëdhëniet me shtetet evropiane pas referendumit për dalje nga BE-ja më 23 qershor dhe deklarimi i kryeministrit Cameron se do të largohej nga detyra, fillimisht ndikoi në valutën e  Britanisë.

Stërlina britanike, që ra në vlerën më të ulët në 35 vitet e fundit, i shndërroi në rreziqe reale skenarët në lidhje me ekonominë e vendit si asnjëherë më parë.

Ndërkaq, me përcaktimin, të hënën e kaluar, se May mbetej kandidatja e vetme për kryeministre, kjo pati ndikim te sterlina dhe valuta kaloi në rritje qoftë edhe në mënyrë të kufizuar.

Artikulli i një gazete me titullin “Theresa May është e mërzitshme, por e besueshme dhe mbase ajo që i duhet Britanisë tani”, përmbledh periudhën turbulente në të cilën kaloi vendi. May, e cila thotë se “filozofia ime nuk është të flas, por të bëj”, është kundër perceptimit të politikës si “lojë”. Sesa seriozisht e merr politikën May, këtë e tregojnë fjalët e saj. “Vendimet që marrim ndikojnë në jetën e njerëzve dhe kjo është një gjë që përherë duhet ta kemi parasysh”, thotë May.

Theresa May, e cila kur e prezanton veten thekson se është e bija e një teologu dhe mbesa e një ushtari, thotë se “shërbimi publik gjithnjë ka qenë dhe është pjesë e jetës sime”. Aktualisht May ndodhet në fazën e re politike pas referendumit për dalje nga BE-ja, ndërkaq, ajo i mbetet besnike Cameronit duke përfaqur qëndrimin në anën e unitetit të vendit. Megjithatë, May po ashtu nuk mori roli aktiv gjatë fushatës. May kishte mendime të ngjashme me politikanët antiBE në tema si çështja e migrantëve dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ndërsa në kabinet u pa si “mbështetëse e fshehtë e Brexit”.

Në këtë mënyrë, May ka marrë edhe mbështetjen e kundërshtarëve të BE-së në Britani, vend i cili po përgatitet t’i ndajë rrugët me BE-në. Kujdesi i lartë që ka treguar ndaj detajeve gjatë karrierës si ministre, miqtë e punës e kanë quajtur si “kujdes mikroskopik”. Megjithatë, jo të gjithë kanë ngelur me këtë “kujdes” dhe me politikat që ajo ka zhvilluar si ministre.

Ndërkohë që si sukses i saj gjatë periudhës si ministre e Brendshme llogaritet fakti që në Britani nuk ka patur incident të madh terrorist dhe niveli i krimit është ulur. Në listën e dështimeve të saj bën pjesë mosrealizimi i premtimit se do ta ulte migrimin neto i cili mesatarisht është në nivelin 300 mijë në vit, në nën 100 mijë të premtuar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.