🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,331 ▼ -2.35% ETH $1,903 ▼ -1.66% XRP $0.9935 ▼ -2.89% SOL $75.4800 ▼ -5.6%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Prishtina nuk ndalet, mposht edhe Gjilanin dhe regjistron fitoren e gjashtë





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 18, 2026

Prishtina nuk ndalet, mposht edhe Gjilanin dhe regjistron fitoren e gjashtë


Prishtina po vazhdon me ritëm të lartë në Superligën e Kosovës, duke regjistruar edhe fitoren e radhës, kësaj here ndaj Gjilanit në udhëtim, me rezultat 2:1.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar i takoi skuadrës kryeqytetase, e cila vazhdon të mbajë kreun e tabelës.

Arjanit Fazlija e zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, duke i dhënë epërsinë Prishtinës. Megjithatë, Gjilani reagoi shpejt dhe vetëm pesë minuta më vonë Lorik Boshnjaku realizoi për barazimin e shifrave, 1:1.

Në pjesën e dytë, Prishtina riktheu epërsinë përmes Anio Poçit, i cili në minutën e 66-të shënoi golin e dytë për skuadrën mysafire.

Prishtina e përfundoi ndeshjen me dhjetë futbollistë, pasi Djordje Saletic u përjashtua nga loja në minutën e 84-t pas kartonit të dytë të verdhë.

Me këtë fitore, Prishtina regjistron gjashtë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke grumbulluar 18 pikë dhe duke kryesuar tabelën. Skuadra kryeqytetase ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Gjilani pësoi humbjen e dytë të sezonit. Pas shtatë ndeshjeve, skuadra gjilanase ka tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke u renditur në pozitën e katërt me 11 pikë.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.