☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.65 ▲1.75%
ARI 4,043 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,925 ▲ +1.54% ETH $2,354 ▲ +2% XRP $1.3272 ▲ +2.18% SOL $102.0600 ▲ +2.23%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.65 ▲1.75 % ARI 4,043 ▼0.77 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.65 ▲1.75 % ARI 4,043 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Prishtinë, lirohet nga arresti Molliqaj, burri i Ministres se Arsimit, Besa Shahini

Dardan Molliqaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, u lirua të hënën pas një arrestimi disa orësh nga policia. Lajmi u bë i ditur për mediat nga kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Imer Beka. Zoti Molliqaj u vu nën pranga pasi ai kishte refuzuar ftesat për t’u paraqitur për intervistim në prokurori. Ai akuzohej për një sulm ndaj një personi zyrtar gjatë një proteste kohë më parë. “Molliqaj ka pasur urdhër që të paraqiten në prokurori për të dhënë deklaratë për një sulm që ai dyshohet se e kishte kryer ndaj një personi zyrtar kohë më parë. Ai nuk u lajmërua në prokurori andaj gjykata ka lëshuar shkresë për arrestim dhe ai me dhunë është sjellë në objektin e prokurorisë për t’u intervistuar” citohet të ketë thënë kryeprokurori Beka.
Nga ana e saj policia e Kosovës sqaroi se urdhër arresti për Molliqajn është nxjerrë më 12 maj të këtij viti, do të thotë një ditë më parë.
PSD me anë të një deklarate të hënën në mëngjes kërkoi lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. “PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre” shënohej në reagimin e PSD-së.
PSD e Kosovës, është parti e krijuar pas shkëputjes nga Vetëvendosjes. Ajo nuk është parti e koalicionit qeveritar, por ka mbështetur nismat e qeverisë. Vetë zoti Molliqaj ka qenë një prej njerëzve kryesorë të Vetëvendosje. Kretari i PSD Shpend Ahmeti është kryetari i Komunës së Prishtinës. Molliqaj është bashkëshorti i ministres së arsimit të Shqipërisë Besa Shahini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.