Pritet mesazhi i Ramës, Berisha mbërrin në Rinas, do udhëtojë drejt Strasburgut
Ndërsa pritet fjala e kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se Berisha pritet të udhëtojë drejt Strasburgut për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës që nisin të hënën, ndërsa është akomoduar në sallën VIP të aeroportit.
Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mbërriti në Aeroportin Nënë Tereza pak pas orës 13:00 të së dielës pas vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Siç u bë me dije një natë më parë nga Kryeministria Rama pritet do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë.
A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.