🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $85,008 ▲ +1.23% ETH $2,707 ▲ +0.69% XRP $1.5309 ▼ -0.88% SOL $123.0100 ▲ +1.64%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama: Transformimi dhe futja në BE, misioni im për Shqipërinë

Duke folur për drejtësinë dhe akuzat ndaj qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se misioni i tij është transformimi i Shqipërisë dhe jo pasurimi personal.

“Mund të kem bërë gabime, por kurrë para pronës apo çfarëdo para ligjit nuk e kam përkulur bindjen që në këtë rrugë jam për të dhënë, jo për të marrë; jam për të bërë histori, jo për të vënë pasuri. Jam për të lënë emrin, jo për të fryrë xhepat. Jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se e dëshiron Shqipërinë “me kokën lart” dhe si pjesë të Bashkimit Europian, ndërsa theksoi rëndësinë e një shteti ligjor dhe të një drejtësie të pavarur.

“Unë e dua këtë vend me kokën lart, me flamurin sa më lart, të barabartë mes të barabartëve, në tryezat më të larta. E dua në BE brenda kësaj dekade, në shtet ligjor dhe me drejtësi të pavarur prej meje dhe prej çdo qeverie pas meje”, tha ai.

Rama iu referua edhe kritikave dhe akuzave për korrupsion ndaj qeverisë, duke deklaruar se kundërshtarët e tij po e përdorin çështjen e drejtësisë si një mjet politik kundër tij.

“Sot, kur kam dalë në këtë sallë, pikërisht tema e drejtësisë, të gjithë kundërshtarët kujtojnë se kanë shpikur bombën që do të hedhë përtokë Ramën, që na mbyti korrupsioni. Le ta hedhin atë bombë, le ta hedhin atë bombë mëngjes, drekë e darkë në ekranet televizive, le ta shpërthejnë orë e çast në pasqyrat sociale”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se akuzat nuk mund të zhbëjnë atë që ai e cilësoi si “pastërtinë e luftës” së tij politike dhe qeverisëse, duke pretenduar se qeveria e tij ka transformuar vendin.

“E cila, duan, s’duan apo edhe kurrë mos ta dinë, i riktheu këtij vendi kryeqytetin e varrosur nën plehra dhe po transformon Shqipërinë, duke e ringritur shtetin shqiptar drejt një maje, drejt një maje që nuk ka qenë kurrë”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.