🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.25 ▼0.99%
ARI 4,129 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,588 ▲ +3.56% ETH $2,428 ▲ +5.92% XRP $1.3092 ▲ +2.72% SOL $96.2100 ▲ +3.7%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.25 ▼0.99 % ARI 4,129 ▲1.37 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.25 ▼0.99 % ARI 4,129 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Problematikat me identifikimin biometrik, Celibashi-Muzhaqit: Përgjegjësia e KQZ-së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas deklaratës së ministres Bora Muzhaqi nga selia e PS-së, e cila tha se KQZ duhet t’i kërkojë ndjesë publike të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problematikave gjatë mëngjesit të sotëm. Në konferencën për gazetarët, Celibashi u përgjigje se “patjetër që është përgjegjësi e KQZ-së. S’ka arsye që ta ketë qeveria ku bën pjesë zonja”. Në pjesën më të madhe të qendrave të votimit, në nisje të procesit u shënuan problematika lidhur me mos funksionimin e pajisjeve të identifikimit biometrik ‘PEI’ dhe KQZ urdhëroi që të vazhdohet me identifikimin e votuesve me listën e zgjedhësve të printuar, të dërguar nga KZAZ-ja.

PS: KQZ t’ju kërkojë ndjesë qytetarëve, thirrja jonë është votoni

Në emër të Partisë Socialiste, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka bërë thirrje KQZ t’i kërkojë ndjesë publike të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problematikave gjatë mëngjesit të sotëm.

Në një deklaratë për mediet nga selia e PS-së, Muzhaqi ftoi të gjithë qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë.

“Qysh në minutën e parë KQZ duhet të siguronte funksionimin e pajisjeve në çdo qendër, por edhe më keq akoma ishte hezitimi i pakuptueshëm i KQZ-së për ta zgjidhur këtë ngërç të krijuar nga ai  vetë duke vonuar me orë fillimin e votimit në disa qendra votimi.  Kjo solli largimin e kuptueshëm të shumë zgjedhësve nga qendrat e tyre e votimit”, deklaroi ajo.

Muzhaqi tha se, “na vjen tmerrësisht keq për këtë dhe KQZ-ja duhet të kërkojë një ndjesë publike të gjithë atyre që u larguan këtë mëngjes për këtë dështim të saj në garantimin e nisjes së votimit në çdo qendër në orarin zyrtar. Megjithatë PS u lutet të gjithë atyre që nuk mundën të votonin në orët e para të mëngjesit që të rikthehen gjatë ditës dhe të bëjnë detyrën e tyre qytetare duke votuar. Kushdo prej nesh që voton, voton dhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë. Prandaj thirrja jonë është votoni, votoni dhe vetëm votoni”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.