🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.44 ▲0.23%
ARI 4,342 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,950 ▼ -2.62% ETH $1,769 ▼ -1.42% XRP $1.1960 ▼ -3.91% SOL $72.3700 ▼ -3.73%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.44 ▲0.23 % ARI 4,342 ▼0.28 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.44 ▲0.23 % ARI 4,342 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Teknologji

Prodhimi i protezave me teknologjinë 3D

Njerëzit të cilëve u mungon një dorë apo një krah duhet të paguajnë mijëra dollarë dhe të presin disa javë për të marrë një protezë. Por teknologjia tre dimensionale e shtypjes, ofron një alternativë me kosto më të ulët dhe një afat kohor më të shkurtër. Duart e printuara me teknologjinë 3D janë duke u ndryshuar jetën njerëzve në mbarë botën, veçanërisht fëmijëve. Një nga këta fëmijë jeton në një qytet në jug të Los Anxhelesit.​

Kjo dorë mban shumë emra si “dorë e një superheroi” apo “dorë robotike”. Faith Lennox thotë se miqtë e saj në shkollë mendojnë se dora e saj është interesante.

“Edhe ata duan një dorë robotike”.

Faith Lennox e humbi parakrahun kur ishte nëntë muajshe. Ajo tani është gati tetë vjeç.

“Kur ajo lindi, qarkullimi në krahun e saj të majtë u ndëpre duke bërë që ta humbiste këtë pjesë të gjymtyrës.”

Nëpërmjet një grupi mbështetës në internet, nëna e Faith Lennox-it, Nicole dëgjoi për një organizatë të quajtur e-NABLE që përdor tekonologjinë e printimit 3-D  për të krijuar proteza me kosto të ulët për fëmijët në mbarë botën. Ajo u takua edhe me Mark Lengsfeld-in, pronari i kompanisë “Build It Workspace,” që merret me inxhinieri dhe dizajn. Nicole e pyeti zotin Lengsfeld nëse ai mund t’i printonte vajzës së saj një dorë artificiale.

“Ne i hodhëm një shikim dhe thamë pse jo, mund ta printojmë si pjesët e tjera.  Mund të jetë protezë për dorë artificiale ose një mbajtëse, pra është thjeshtë një pjesë”.

Me ndihmën udhëzimeve të faqes së internetit e-NABLE, zoti Lengsfeld e shtypi dhe e montoi pajisjen.

“Ta provojmë këtë dhe të shohim se si mund ta ndihmojmë vajzën e vogël që ajo në fund të arrijë t’i jap biçikletës”.

Mark Suarkeo është specialist i prodhimit të protezave tradicionale.

“Teknologjia e shtypjes 3-D krahasuar me atë tradicionale mund të kursejë shumë kohë dhe krah pune”.  

Prodhimi i një proteze tradicionale si kjo mund të marrë  një deri dy muaj dhe kushton mijëra dollarë. Nga ana tjetër, prodhimi i një pajisje të tillë me teknologjinë 3-D mund të realizohet brenda disa ditëve.

Organizata e-NABLE thotë se prodhimi i protezës mund të kushtojë rreth 30 dollarë. Organizata gjithashtu dërgon pajisje të madhësive të ndryshme jashtë vendit të cilat pastaj shpërndahen nga mjekët vendas.

“Unë besoj se teknologjia e shtypjes 3D do t’u mundësojë këtyre njerëzve pajisjen me proteza dhe do t’u ndryshojë jetën atyre dhe familjeve të tyre”.

Në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës, John Wong nga organizata e-NABLE thotë se ka edhe përfitime psikologjike.

“Unë vetë kam lindur pa disa gishtërinj dhe në shkollë më kanë ngacmuar për këtë, prandaj unë i kuptoj vështirësitë e këtyre fëmijëve”.

Nicole Lennox thotë se ajo ka parë një ndryshim në vajzën e saj pasi ajo filloi të përdorte dorën robotike.

“Kjo i ka hapur shumë mundësi dhe i ka shtuar besimin. Është një përmirësim prekës”.

“Tani unë mund të ngasë biçikletën”.

Në qoftë se krahu i Faith-it rritet ose proteza dëmtohet, ajo thjeshtë mund të printojë një pjesë të dorës së saj robotike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.