☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▲0%
ARI 4,162 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,877 ▲ +1.33% ETH $2,706 ▲ +0.68% XRP $1.5063 ▲ +1.04% SOL $121.2900 ▲ +1.17%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▲0 % ARI 4,162 ▲0 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Arte

Projekt në Shpellën e Spilesë, ndërhyrja synon mbrojtjen e kësaj hapësire

Shpella e Spilesë në Himarë përfaqëson një nga pasuritë më të veçanta të bregdetit shqiptar, ndërsa projekti për rikualifikimin e saj synon ta kthejë në një pikë të rëndësishme kulturore dhe turistike të rivierës. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se ndërhyrja në Shpellën e Spilesë synon ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit natyror e historik të saj, duke e bërë njëkohësisht më të aksesueshme dhe të kuptueshme për vizitorët. “Shpella e Spilesë në Himarë përfaqëson një nga hapësirat më të veçanta të bregdetit shqiptar, aty ku peizazhi natyror ndërthuret me historinë, legjendat dhe kujtesën kolektive.

E lidhur shpesh me mitin e Ciklopit të përmendur nga Homer, kjo shpellë mbart një potencial të rëndësishëm kulturor dhe turistik për zonën. Përmes një ndërhyrjeje të kujdesshme, synohet mbrojtja dhe interpretimi i kësaj hapësire unike, duke krijuar mundësi që vizitorët ta përjetojnë dhe kuptojnë atë pa cenuar integritetin e saj natyror dhe historik.

Ndriçimi i pjesës së brendshme do ta bëjë shpellën të dallueshme dhe të identifikueshme edhe gjatë orëve të natës, duke krijuar një eksperiencë të re për vizitorët dhe duke e kthyer atë në një pikë referimi të rivierës”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që inspektoi dhe punimet për këtë projekt. Sipas tij, një komponent i rëndësishëm i projektit është edhe rikualifikimi i hapësirës përpara shpellës, duke ia rikthyer këtë zonë qytetit si një hapësirë publike më funksionale, të aksesueshme dhe të integruar me vijën bregdetare.

“Kjo ndërhyrje krijon mundësinë për të ndërtuar një itinerar më të plotë turistik dhe kulturor për sitet e zonës së Himarës, duke lidhur trashëgiminë natyrore me atë kulturore dhe duke rritur atraktivitetin e destinacionit gjatë gjithë vitit”, vijon Gonxhja. Projekti financohet nga Banka Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me IKTK, me projektim nga Cultural Heritage ëithout Borders Albania dhe monitorim nga DRTK Vlorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.