⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,702 ▼0.53%
DOW 51,609 ▼0.42%
NASDAQ 26,906 ▼0.6%
NAFTA 92.59 ▲0.19%
ARI 4,168 ▼3.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,900 ▼ -0.77% ETH $2,696 ▲ +0.21% XRP $1.5055 ▼ -1.29% SOL $119.6400 ▼ -2.04%
S&P 500 7,702 ▼0.53 % DOW 51,609 ▼0.42 % NASDAQ 26,906 ▼0.6 % NAFTA 92.59 ▲0.19 % ARI 4,168 ▼3.56 % S&P 500 7,702 ▼0.53 % DOW 51,609 ▼0.42 % NASDAQ 26,906 ▼0.6 % NAFTA 92.59 ▲0.19 % ARI 4,168 ▼3.56 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Arte

Projekti i ri, kompleks muzeal dhe zhvillim agroturistik në Konispol

Projekti që po zhvillohet në Konispol përfshin dhe krijimin e një kompleksi muzeal. Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri te lagjet me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave, Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të vendit. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se Konispoli po hyn në një fazë të re zhvillimi. “Konispoli po hyn në një fazë të re zhvillimi, e cila do ta shndërrojë atë në një pol turistik dhe kulturor.

Përmes bashkëpunimit të koordinuar institucional ndërmjet MTKS, Bashkisë Konispol, IKTK dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi implementuese, me një investim prej 500 milionë lekësh të parashikuar në Programin Operacional 2026-2029 të FSHZH-së, për projektin “Ndërhyrje të integruara për zhvillimin e ofertës turistike kulturore dhe agroturistike -Rajoni 4”. Kjo ndërhyrje përfshin krijimin e një kompleksi muzeal dhe zhvillimin e ofertës agroturistike në Konispol.

Ky investim synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë, por edhe transformimin e saj në një motor zhvillimi ekonomik dhe social për zonën, duke e kthyer Konispolin në një destinacion të rëndësishëm historik dhe komunitar”, thuhet nga MTKS. Konispoli me vendim të Këshillit të Ministrave u shpall më parë ansambël arkitektonik urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Përpara këtij vendimi, në muajin qershor të vitit të kaluar specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore bënë një inspektim për evidentimin e vlerave kulturore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.