Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,476 ▲ +0.53% ETH $2,196 ▲ +0.83% XRP $1.4259 ▲ +0.99% SOL $86.9400 ▲ +0.73%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria: 1 vit burg për Arben Ndokën dhe 8 muaj për Pjerin Ndreun

Prokuroria dha pretencën për deputetët socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, të akuzuar për goditje për shkak të detyrës të deputeti demokrat, Gent Strazimiri. Për Ndokën, i cili shfaqet në videon e mëposhtme duke e qëlluar dy herë me grusht Strazimirin, prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg. Ndërsa për Ndreun, që e godet nga pas deputetin demokrat, organi i akuzës kërkoi 8 muaj burg. Ky dënim konvertohet në orë pune publike, 150 orë për Ndokën dhe 100 orë për Ndreun. Avokatët e dy deputetëve thanë se Strazimiri nuk është goditur për shkak të detyrës, por se sherri ka lindur pas një zënke të momentit. Pas pretencës, pritet vendimi i Gjykatës së Lartë. Nëse gjykata do të vendosë sipas kërkesës së prokurorisë dy deputetët lënë edhe mandatin. Ata nuk do të jenë deputetë edhe nëse gjykata jep dëmime më të lehta, qoftë edhe me gjobë. Sipas kushtetutës, çdo formë dënimi e dhënë nga një gjykatë i heq deputetit mandatin. Ndoka dhe Ndreu e goditën Strazimirin në korridorin e Parlamentit, në një kohë kur në sallë po zhvillohej seanca e radhës, më 10 korrik të vitit të shkuar. Strazimiri kishte dalë në korridor pas një debati në sallë ku kishte deklaruar se në grupin parlamentar të PS -së kishte persona të inkriminuar e madje të dënuar për krime të rënda. Deputetët Arben Ndoka e Pjerin Ndreu e ndoqën nga pas. Ndoka, pa i thënë asnjë fjalë e godet në prani të disa punonjësve të gardës dhe deputetëve të tjerë të djathtë. Pas tij mbërrin ish -nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Pjerin Ndreu, i cili e qëllon nga pas. PD e bojkotoi parlamentin pas kësaj ngjarje dhe ngriti me forcë çështjen e dekriminalizmit të parlamentit, politikës dhe institucioneve. Po kështu, ajo e denoncoi këtë rast në prokurori. Prokuroria e Përgjithshme, pas hetimeve të zhvilluara, i mori dy deputetët të pandehur. Ditën kur prokuroria deklaroi se ata ishin të pandehur, deputeti Pjerin Ndreu deklaroi në disa dalje për mediat se ai nuk e kishte qëlluar deputetin Strazimiri dhe tha se nëse kjo do të vërtetohej, ai do të jepte dorëheqjen si deputet. Gjatë procesit gjyqësor ai e ndryshoi këtë variant dhe tha se vetëm e kishte prekur Strazimirin e më pas se e kishte qëlluar, por jo për shkak të detyrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.