🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.96 ▲1.56%
ARI 3,920 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,644 ▼ -1.99% ETH $2,255 ▼ -1.74% XRP $1.2508 ▼ -0.22% SOL $91.7400 ▼ -2.96%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.96 ▲1.56 % ARI 3,920 ▼1.25 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.96 ▲1.56 % ARI 3,920 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Protesta e 54-të në Tiranë: Nesër më shumë!

Thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 54-të të organizuar kundër qeverisë.

“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “140 deputetë, të gjithë analfabetë” dhe “Rama, Sala, SPAK, ju…” ishin disa nga sloganet që protestuesit hodhën gjatë tubimit.

Qytetarët pjesëmarrës deklaruan se do t’i vazhdojnë protestat dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave politike të paraqitura nga lëvizja qytetare.

Gjatë marshimit, protestuesit iu drejtuan edhe Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar hetime dhe veprime konkrete ndaj kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Protesta vijoi në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit thanë se aksioni qytetar nuk do të ndalet dhe se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.