🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.85 ▲0.41%
ARI 4,486 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,320 ▲ +1.91% ETH $1,908 ▲ +0.91% XRP $1.0015 ▲ +0.27% SOL $75.9400 ▲ +1.25%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.85 ▲0.41 % ARI 4,486 ▲0.28 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.85 ▲0.41 % ARI 4,486 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se protesta qytetare para Kryeministrisë po mbështetet nga qytetarë me bindje të ndryshme politike, përfshirë edhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Sipas tij, mes protestuesve ka edhe drejtorë të Bashkisë së Tiranës, ndërsa në radhët e socialistëve ka nisur një proces reflektimi.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Alimehmeti tha se protesta ka një qëllim të qartë politik, ndërsa theksoi se reflektimi duhet të ndodhë edhe brenda Partisë Demokratike.

“Janë të pranishme të gjitha shtresat, të gjitha rrymat, qofshin politike, afër politikës, apo jo politike. Ka të Partisë Socialiste, ka drejtorë të Bashkisë Tiranë. Ka nga PD, nga Partia ‘Mundësia’, ‘Shqipëria Bëhet’, ‘Lëvizja Bashkë’, pra ka një larmi. Protesta ka një emërues të përbashkët që është dorëheqja e Edi Ramës. Në 5 kërkesat që janë bërë është dorëheqja e Ramës dhe 4 ligjet. Unë i mbështes dhe jam i pranishëm në protestë. Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit, patjetër që është kërkesë politike. Te PS ka nisur reflektimi në nivel deputetësh, në nivel drejtorësh, mund t’ua them edhe me emra se ata janë publikisht në shesh, s’e kanë problem të fotografohen. Patjetër duhet të ketë reflektim te PD”, shprehet Alimehmeti.

Ai shtoi se, pavarësisht se ka mendimet e tij për protestën, e mbështet atë pasi, sipas tij, kjo është kërkesë e qytetarëve.

“Kam edhe unë mendimet e mia për protestën, por jam në mbështetje. Pse? Sepse ma kërkojnë njerëzit. Në fund të ditës politikanët duhet të bëjnë çfarë kërkojnë njerëzit. Duhet të ketë zgjedhje, mund të mos duan ata të përfaqësohen politikisht, duan të mbështesin kë duan të mbështesin, por s’i jepet e drejta kujt fiton të abuzojë”, vijoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.