☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,797 ▼ -0.28% ETH $2,236 ▼ -0.24% XRP $1.1605 ▼ -1.5% SOL $89.2900 ▼ -0.99%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Protestuesi vijon me tensionet edhe pas lirimit, ngjitet në kangjella dhe hedh vezë drejt Komisariatit nr.3

Njëri nga protestuesit e liruar këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj.

I riu u arrestua pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit. Pas daljes nga Komisariati nr. 3, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes dhe nxori nga xhepi një vezë.

“Kjo ishte arma ime”, deklaroi ai para të pranishmëve, përpara se ta hidhte vezën në oborrin e Komisariatit nr. 3.

Personat e arrestuar u akuzuan për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe dhunë ndaj policisë.

Kujtojmë se  Gjykata e Tiranës caktoi masat e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar gjatë incidenteve të së enjtes.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan ligjshmërinë e arrestimeve në flagrancë, duke kërkuar shpalljen e tyre të paligjshme.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg” për dy protestues, “arrest në shtëpi” për një tjetër dhe “detyrim për t’u paraqitur” për pjesën tjetër të të ndaluarve.

Pas shqyrtimit të kërkesave të palëve, Gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për Everest Bardhin dhe Ervin Gegën, ndërsa për 19 protestuesit e tjerë caktoi masën “detyrim për t’u paraqitur”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.