☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.66 ▲1.76%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,881 ▲ +1.62% ETH $2,353 ▲ +2.13% XRP $1.3262 ▲ +2.29% SOL $101.9500 ▲ +2.36%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Protestuesit e arrestuar takohen me Balliun në qeli / Deputeti i Berishës: Ishin shumë të motivuar!

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka takuar në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë, protestuesit e arrestuar nga policia, gjatë protestës së 2 korrikut tek Kuvendi.

Në një deklaratë për mediat, Balliu u shpreh se, protestuesit ishin të motivuar që të mos ndalen në misionin e tyre, ndërsa deklaroi se, aktet kriminale të policisë do të marrin përgjigjen e merituar.

Sot pata mundësinë të takoj qytetarët që u arrestuan padrejtësisht.

Ata ishin më të motivuar se kurrë dhe shumë falënderues ndaj të gjithë shqiptarëve, veçanërisht ndaj miqve të tyre, të cilët qëndruan pranë tyre përballë dhomave të paraburgimit deri në orët e vona të natës.

Ndërsa aktet kriminale të policisë së pushtetit do të marrin përgjigjen e merituar, Partia Demokratike do ta thërrasë drejtorin e Policisë që të japë llogari.

Është e turpshme të akuzosh këta qytetarë për dhunë, kur ata, edhe kur ishin 200 mijë protestues, nuk kryen asnjë akt dhune. Është turp që sot në burg janë këta heronj, ndërsa Parlamenti dhe institucionet e shtetit janë uzurpuar nga hajdutët e narkopushtetit.

Por këta qëndrestarë ishin të qartë se nuk do të ndalen. Turpi do t’i mbulojë të gjithë ata që heshtin përballë kësaj padrejtësie”, u shpreh Balliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.