☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.51 ▼1.24%
ARI 4,037 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,345 ▼ -1.5% ETH $2,329 ▼ -1.8% XRP $1.2949 ▼ -2.71% SOL $100.7500 ▼ -2.23%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, Ibrahimaj: Në negociata 4 të tjera, përfituan 20 mijë

Vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të njihen edhe nga Sllovenia, sipas një marrëveshjeje të re. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije pas mbledhjes së qeverisë se po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kaloi një projektvendim për sigurimet shoqërore me Slloveninë, e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në 17. Janë 4 marrëveshje të tjera duke u negociuar. Kjo është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës dhe pagesave që çdo individ mund të marrë si pagesë për kryerjen e disa viteve të punës në Shqipëri dhe në në vend tjetër”, tha Ibrahimaj.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financiar që synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE. Ndryshimet janë në dobi të qytetarëve duke ulur kostot për transaksionet financiare dhe mbrojtur konsumatorët.

“Kemi propozuar ndryshime për ligjin e sistemit të pagesave, shërbimit të pagesave dhe ndryshime për bankat. Këto ligje kanë si qëllim modernizimin e sistemit aktual dhe janë në funksion të përafrimit të kuadrit ligjor me BE. Këto ndryshime i shërbejnë edhe kuadrit të negociatave që lidhet me lëvizjen e lirë të kapitalit. Ndryshimet e propozuara sjellin benefite për qytetarët, reduktim të kostove në transaksionet financiare, mbrojtje të konsumatorëve, nxit konkurrencën dhe efikasitetin”, tha Malaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.