☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.81 ▲0.59%
ARI 4,063 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,791 ▲ +1.82% ETH $1,893 ▲ +3.42% XRP $1.1120 ▲ +2.45% SOL $77.6500 ▲ +1.81%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.81 ▲0.59 % ARI 4,063 ▼0.15 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.81 ▲0.59 % ARI 4,063 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Qeveria propozon ndryshime në 3 ligje financiare, Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshime në tre ligje që lidhen me sistemin financiar, ligjin për sistemin e pagesave, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë. Sipas Malajt, ndryshimet synojnë modernizimin e sistemit financiar dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian, në kuadër edhe të negociatave për kapitullin që lidhet me lëvizjen e lirë të kapitalit.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave kemi propozuar disa ndryshime në tre ligje të cilat lidhen me sistemin financiar në Shqipëri. Konkretisht kemi propozuar ndryshime për ligjin e sistemit të pagesave, kemi propozuar ndryshime për ligjin e shërbimit të pagesave si dhe disa ndryshime në ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë. Këto ndryshime të cilat ne kemi propozuar kanë si qëllim jo vetëm modernizimin e sistemit aktual financiar në Shqipëri, por janë dhe në funksion të përafrimit të të gjithë kuadrit tonë ligjor dhe harmonizimit të plotë të tij me direktivat e Bashkimit Europian. Gjithashtu këto shërbime, këto ndryshime janë dhe i shërbejnë në fakt edhe kuadrit të negociatave që janë në kuadër të kapitullit katërt dhe që lidhet me lëvizjen e lirë të kapitalit”, u shpreh Malaj.

Sipas tij ndryshimet pritet të sjellin ulje të kostove të transaksioneve financiare, mbrojtje më të madhe për konsumatorët, rritje të sigurisë në sistemin financiar, si dhe nxitje të konkurrencës dhe efikasitetit në treg.

“Ndër ndryshimet e propozuara ka natyrisht edhe benefite dhe sjell benefite për qytetarët dhe për bizneset në Shqipëri, ndër të cilat mund të përmend që do të kemi një reduktim të kostove, përsa i përket transaksioneve financiare. Do të ketë një mbrojtje më të mirë të konsumatorëve, do të kemi një rritje të mbrojtjes të sigurisë në sistemin tonë financiar si dhe natyrisht nga ana tjetër nxit edhe konkurrencën dhe efikasitetin në këtë treg. Pa diskutim që këto ndryshime jo vetëm përmirësojnë sistemin aktual financiar të Shqipërisë, por diktojnë natyrisht edhe ecurinë ekonomike të vendit, pasi një sistem financiar i shëndoshë dikton dhe një ekonomi të shëndoshë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.