☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.59 ▼0.52%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,073 ▲ +0% ETH $2,266 ▲ +0.42% XRP $1.2546 ▲ +0.42% SOL $92.0600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Qoku, Azizi dhe Murtezani përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri

Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri. Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.

Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të kalonte. Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.

Sipas burimeve të TV21, kjo vjen pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, respektivisht dyshohet se ishin angazhuar në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.

Kujtojmë se “Revolucioni Flamingo” është një lëvizja qytetare në Shqipëri, e cila nisi në fund të majit 2026 si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Laguna e Nartës, Zvërnec dhe projekteve të zhvillimit në Ishulli i Sazanit, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./TV21/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.