🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.47 ▲2.46%
ARI 4,574 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,687 ▲ +5.11% ETH $2,317 ▲ +6.21% XRP $1.2437 ▲ +13.56% SOL $87.4500 ▲ +4.86%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.47 ▲2.46 % ARI 4,574 ▲0.64 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.47 ▲2.46 % ARI 4,574 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Quint, zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit – parakusht për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike

Në një komunikatë të përbashkët, shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian kujtuan se vendimi për pronat e manastirit, rreth 90 kilometra në perëndim të Prishtinës, ishte marrë në maj të vitit 2016.

“Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë”, thuhet në komunikatë në të cilën nënvizohet se këto shtete janë të bashkuara në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës.

Duke theksuar siç thuhet mbështetjen për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës, diplomatët thanë se zbatimi i këtij vendimi është i lidhur me rrugën përpara të Kosovës drejt anëtarësimit në institucione euro-atlantike.

“Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”.

Vendimi i gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe nuk mund të kthehet prapa ndërsa e detyron komunën e Deçanit që t’i kryej procedurat për njohjen e pronës në emër të Manastirit të Deçanit.

Drejtuesit e komunës së Deçanit, nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasiqë sipas tyre pronat përreth manastirit janë të dy ndërmarrjeve publike dhe se gjykata ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Në muajin shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se e ka njoftuar kryeprokurorin e Shtetit, për moszbatimin e vendimit të saj.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut e marrëveshjes në mes të udhëheqësve fetar dhe popullatës lokale.

Manastiri i Decanit eshte ndertuar ne mesin e vitit 1300 nga mbreti i Serbise i asaj kohe, Dushan Decanski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.