☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

“Qyteti i Dehur”, ekspozita personale e piktorit Taso çel dyert në Pogradec

Galeria e Arteve në Qendrën Multifunksionale të Pogradecit do të mirëpresë më 18 korrik, në orën 19:00, ekspozitën personale “Qyteti i Dehur”, të piktorit të njohur pogradecar Anastas Kostandini (Taso) ku do të prezantohet një cikël prej 50 punimesh në pastel.

Ekspozita sjell një udhëtim në jetën e përditshme të qytetit, duke e parë atë përmes nostalgjisë, humorit dhe atmosferës së ngrohtë të traditës pogradecare. Punimet janë frymëzuar nga realiteti që po ndryshon, por edhe nga dëshira për të ruajtur gjallë kujtesën kolektive dhe dashurinë për vendlindjen.

Sipas konceptit të ekspozitës, atelieja e artistit  e ngritur në një mjedis familjar të dikurshëm, shndërrohet në hapësirën ku kujtimet e fëmijërisë, ritualet e jetës së përditshme dhe traditat lokale bëhen burim frymëzimi artistik.

I ndikuar edhe nga universi letrar i Mitrush Kutelit, autori sjell në këtë cikël pastelesh skena që pasqyrojnë gëzimin, festën dhe njerëzoren e një mënyre jetese që, sipas tij, po zbehet me kalimin e kohës.

Ekspozita “Qyteti i Dehur” do të qëndrojë e hapur për publikun nga 18 korriku deri më 1 gusht, çdo ditë nga ora 11:00–13:00 dhe 18:00–20:30, në Galerinë e Arteve të Qendrës Multifunksionale në Pogradec.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.