☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,650 ▲ +1.44% ETH $2,256 ▲ +1.07% XRP $1.2561 ▲ +1.28% SOL $96.0200 ▲ +1.9%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Radev: Bullgaria mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Bullgaria ka rikthyer në fokus të agjendës së BE-së, çështjen e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Bosnje-Hercegovina mund të vazhdojë të besojë në mbështetjen e Bullgarisë për pranimin e vendit në BE dhe zbatimin e reformave të nevojshme”, tha presidenti Rumen Radev në një takim me ministrin e Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviç, i cili është në vizitë zyrtare në Sofje.

Radev uroi Bosnje-Hercegovinën për statusin e kandidatit në BE që iu dha dhjetorin e kaluar, si dhe për politikën e jashtme konstruktive dhe aktive që ka ndjekur.

Kreu i shtetit shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për thellimin e partneritetit në sektorin e sigurisë dhe mundësinë e trajnimit dhe edukimit ushtarak në kuadër të integrimit euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës dhe bashkëpunimit me NATO-n.

Ministri Konakoviç vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai e informoi presidentin bullgar për ecurinë e vendit dhe hapat dhe reformat e ndërmarra në rrugën e integrimit evropian.

Radev dhe Konakoviç theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në arritjen e prosperitetit dhe sigurisë në sfondin e krizave globale dhe evropiane, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkan.

“Sa më shumë të ndërtojmë lidhjen tonë në çdo aspekt, aq më të përgatitura do të jenë vendet tona për sfidat me të cilat përballemi”, tha Radev.

Në këtë drejtim, presidenti theksoi politikën aktive të Bullgarisë në sektorin energjetik për zhvillimin e ndërlidhjes me vendet fqinje dhe rritjen e pavarësisë energjetike të rajonit.

Në takim u diskutua edhe për perspektivat për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, sektorin e investimeve, turizmit, arsimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.