☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,874 ▲ +1.09% ETH $2,355 ▲ +1.52% XRP $1.3346 ▲ +2.65% SOL $101.6100 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Rama: Koncerti i Kanye West të shtunën kthen Tiranën në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor

Kryeministri Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje nga stadiumi që po ngrihet në Kashar, enkas për koncertin e reperit dhe kantautorit Kanye West i njohur së fundmi si Ye.

Rama shkroi se, stadiumi është ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor.

Koncerti është pjesë eYe Live Tour 2026, çmimi i biletave për të cilin nis prej 120 euro. Organizatorët kanë njoftuar për një produksion me skenografi mbresëlënëse, efekte vizuale dhe teknologji moderne.

Ye (Kanye West) mbetet një figurë e njohur ndërkombëtarisht, gjithnjë i pranishëm në showbiz botëror.

Pritet që koncerti i YE ta kthejë Tiranën në epiqendrën evropiane të muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një superproduksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të parë më parë në Shqipëri.

Ndërkohë vijon puna për ndërtimin e “Eagle Stadium”, stadiumi i cili do të mirëpresë rreth 60.000 spektatorë nga Shqipëria, rajoni e bota.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.