☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.06 ▼0.56%
ARI 4,654 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,716 ▲ +1.12% ETH $2,496 ▲ +0.1% XRP $1.4205 ▲ +0.98% SOL $106.6800 ▲ +5.29%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama mesazh deputetëve të PS: Koha e veprimit tonë duhet të jetë në dispozicion të vizionit Shqipëria 2030

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me të gjithë deputetët e Partisë Socialiste ka konfirmuar edhe një herë se dora e bashkëpunimit me opozitën do të mbetet e shtrirë, ndërsa theksoi se nuk do të presin PD deri kur të rivendosë lidhjen me realitetin.
Rama: Na shajnë na provokojnë, apo sado ta kontestojnë legjitimitetin e fitores tonë nga mosgëlltitja e humbjes së tyre të thellë. Kemi plan shumë ambicioz për Shqipërinë dhe koha e veprimit tonë duhet të jetën të tera në dispozicion të vizionit Shqipëria 2030. Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD, por për të çuar para punët e mëdha që kemi nisur dhe ato që do të nisim.

Ne nuk do ta presim PD deri kur të rivendosë lidhjen me realitetin, por do jemi gati të bashkëpunojmë sidoqoftë e kurdo qoftë pa u lodhur dhe pa e humbur durimin, e as toruan. Ne do ta mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit për opozitën dhe nuk do lëmë rast pa ua kujtuar me fjalë dhe pa ua treguar me sjellje dhe me vepra se për ne kjo është dekada për ta ngjitur lart Shqipërinë.

Akuzave të tyre do t’i përgjigjemi me rezultatet e punës, sharjeve të tyre do t’i përgjigjemi me idetë tona për ti çuar punët para. Kritikave të tyre do ti përgjigjemi me mendje të hapur dhe gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim. Kjo nuk do të thotë aspak që t’i kthejmë kurrizin arenës së debatit demokratik, por baltës së konfliktit të vjetër politik dhe gurëve të sherrit ne do ti kthejmë faqen tjetër dhe do të vazhdojmë punën për të cilën shqiptarët na zgjodhën pikërisht ne dhe jo ata. Ne do mundohemi ta qytetërojmë sa më shumë mjedisin politikë në këtë mandat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.