☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,709 ▼1.24%
DOW 51,464 ▼0.4%
NASDAQ 26,697 ▼1.86%
NAFTA 95.72 ▲1.68%
ARI 4,105 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,937 ▼ -1.56% ETH $2,442 ▼ -2.61% XRP $1.3373 ▼ -2.28% SOL $105.0500 ▼ -2.19%
S&P 500 7,709 ▼1.24 % DOW 51,464 ▼0.4 % NASDAQ 26,697 ▼1.86 % NAFTA 95.72 ▲1.68 % ARI 4,105 ▼1.72 % S&P 500 7,709 ▼1.24 % DOW 51,464 ▼0.4 % NASDAQ 26,697 ▼1.86 % NAFTA 95.72 ▲1.68 % ARI 4,105 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rama nga Berati: Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5 dhe ashtu do vijojë të jetë

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në kuadër të 35 vjetorit të PS ndodhet në Berat ndërsa gjatë fjalës së tij ka folur edhe lidhur me protestat nga qytetarët për Zvërnecin. Rama ndër të tjera theksoi se shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe se qeveria socialiste ka zgjeruar ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend.

Sa i përket Zvërnecit ai theksoi se ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5 dhe ashtu do vijojë të jetë. Sipas tij, mbrojtja e biodiversitetit është pjesë e punës së qeverisë.

“Parku kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e programit të PS, nuk e kanë vënë në mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, por ne. Shqipërinë nga shumë herë më pak seç e gjetën, zonë të mbrojtur e kemi vizatuar ne.

Të flasësh për zonat e mbrojtura dhe natyrën dhe ti kthehesh për PS duke i treguar me gisht, kjo është kulmi. Një kulm që mund ta arrijë vetëm injoranca e kombinuar me manipulimin. Mund ta arrijë vetëm keqdashja ndaj këtij vendi.

Ka një protestë në Tiranë për të mbrojtur natyrën. Po kush e kërcënon natyrën dhe vë në rrezik biodiversitetin? Protestohet se është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërneci. Po kush e ka hequr? Kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë kategorie ka qenë? Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5 dhe ashtu do vijojë të jetë.

Mbrojtja e biodiversitetit është pjesë e punës tonë si qeveri. Debati nuk është a do të hiqet apo do të rrijë ajo zonë si zonë e mbrojtur. Debati është se çfarë Shqipërie do të zhvillojmë apo do të kemi pas 5 ose 10 vjetësh. Si do ta rrisim Shqipërinë ekonomikisht?

Turizmi është një industri e cila zhvillohet nga ato vende që kanë respekt për natyrën e mjedisin. Nëse ne mendojmë se do të rrisim Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, pagat, pa rritur cilësinë e turizmit, ne mendojmë gabim”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.